-
Itali, marshim kundër qeverisë dhe pro emigrantëve në Romë
Nëntor 11, 2018 15:13Rreth 20 mijë vetë marshuan në Romë, duke protestuar kundër racizmit dhe qëndrimit të qeverisë italiane mbi emigracionin.
-
Italia vazhdon të përballet me probleme
Nëntor 11, 2018 04:57Italia nuk iu bind ultimatumit të Komisionit Evropian për të ndryshuar projektbuxhetin. Ministri i Ekonomisë, Giovanni Tria, tha se Roma po kërkon të vazhdojë një dialog konstruktiv me Brukselin mbi çështjen e borxhit.
-
Gjermania nuk përkrah idenë e Macronit për një ushtri europiane
Nëntor 08, 2018 14:42Gjermania nuk është aq entuziaste sa Franca për të ashtuquajturën “ushtri” europiane. Parisi është vënë në krye të nismës 10-vendëshe, që synon përballjen me sfida të reja jashtë strukturave ekzistuese, por Berlini druhet se ky projekt mund të vështirësojë ndërhyrjet e tij jashtë kufijve e të minojë Bashkimin Europian.
-
Moti i rëndë merr jetë njerëzish në Itali
Nëntor 05, 2018 05:45Moti i keq në Itali vazhdon të shkaktojë viktima. 12 janë të vdekurit në Palermitano, një bilanc i rëndë ky për fqinjin e përtej Adriatikut.
-
Hackerat do të denoncojnë sistemin qeverisës italian
Nëntor 03, 2018 14:49Anonymous Italia, grupi i aktivistëve hacker të lidhur me rrjetin e piratëve informatikë botëror Anonymous, ka nisur një fushatë sulmi kundër portaleve institucionale italiane me objektiv final, të godasin qeverinë e formuar nga koalicioni politik "5 Yje dhe Lidhja".
-
Putin pranon ftesën për të vizituar Italin
Nëntor 01, 2018 10:17Presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar ftesën për të vizituar Italinë.
-
Draghi zbulon kushtin që BQE të ndihmojë ekonominë italiane
Tetor 26, 2018 17:25Italia do të duhet të sigurojë një plan shpëtimi nga Bashkimi Europian, nëse dëshiron të marrë ndonjë ndihmë nga Banka Qendrore Evropiane, për të ulur kostot e saj të huamarrjes në tregjet financiare, tha Presidenti i BQE Mario Draghi të enjten.
-
Lideri italian kërkon heqje të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë
Tetor 25, 2018 10:53Kryeministri italian, Giuseppe Conte i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian për heqje të sanksioneve kundër Rusisë, duke thënë se ai është i përkushtuar për të rritur lidhjet tregtare me Moskën, pavarësisht sanksioneve.
-
Putini takohet me Conten
Tetor 24, 2018 17:01Presidenti rus, Vladimir Putin ka mirëpritur në Moskë kryeministrin italian, Giuseppe Conte. Dy liderët pritet të zhvillojnë bisedime që do të kenë në fokus përpjekjet për të thelluar raportet ekonomike.
-
BE rrëzon manovrën fiskale të qeverisë italiane
Tetor 23, 2018 17:27Bashkimi Evropian ka rrëzuar manovrën fiskale të qeverisë italiane e cila ka ndryshuar në 2.4% raportin mes borxhit publik e PPB.