Eragçi: Amerika sfidon sovranitetin kombëtar të evropianëve
Sejed Abas Eragçi, zv/ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në takimin që pati me Elizabeta Beloni zv/ministre e jashtme e Italisë ka thënë se dollari është kthyer në një armë me anë të së cilës Amerika synon të realizojë qëllimet e saj të jashtëligjshme duke ua imponuar ato partnerëve evropiane dhe duke shkelur sovranitetin kombëtar të qeverive evropiane.
Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit ka thënë se marrëveshja bërthamore është një traktat i sigurisë dhe mospërhapjes së armëve bërthamore, prandaj dalja e Amerikës nga kjo marrëveshje bërthamore e ka përballur me shumë sfida sigurinë e Evropës, të rajonit dhe sistemin ndërkombëtar. Sejed Abas Eragçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit në takimin me zv/ministren e jashtme të Italisë, vuri në dukje se Amerika me daljen nga marrëveshje bërthamore, praktikisht ka shkelur rezolutën 2231 të KS të OKB, ndërsa deklaroi: "Amerika nuk është mjaftuar vetëm me daljen nga marrëveshja bërthamore, por po inkurajon edhe vendet e tjera të botës që të shkelin rezolutën 2231".