-
Ansarullah: Prova e re e raketave e Iranit mbart një mesazh të rëndësishëm
Shkurt 02, 2021 04:52Në një fjalim, zëdhënësi i Ansarullah të Jemenit, Muhamed Abdul Salam përshkroi provën e re të raketave të Iranit si një mesazh të rëndësishëm.
-
Muhamed Ali Al-Huthi: Situata e Jemenit ka arritur në katastrofës më të madhe njerëzore
Janar 30, 2021 09:30Anëtari i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit ka deklaruar se situata njerëzore në këtë vend është katastrofale dhe ka kërkuar që përfaqësuesit e Këshillit të Sigurisë së OKB ta vizitojnë Jemenin.
-
Eurodeputeti: Jetët e jemenasve nuk kanë rëndësi për Evropën
Janar 30, 2021 04:51Duke iu referuar shitjeve të armëve në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nga vendet evropiane, një anëtar i Parlamentit Evropian kritikoi bombardimin e vazhdueshëm të Jemenit nga koalicioni EBA-Arabia Saudite me mbështetjen perëndimore.
-
Vendim historik, Italia bllokon shitjet e armëve në Arabinë Saudite dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe për krimet në Jemen
Janar 29, 2021 16:29Italia ka ndaluar përgjithmonë eksportet e armëve në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe mes shqetësimeve për krimet e vazhdueshme të dy regjimeve në Jemen, në atë që aktivistët e të drejtave të njeriut vlerësuan si një veprim "historik" që përcakton "një precedent të rëndësishëm" për vendet e tjera evropiane.
-
Jemeni reagon ndaj ndërprerjes së shitjes së armatimeve të Amerikës për Arabinë Saudite dhe EBA
Janar 28, 2021 11:15Anëtari i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit në llogarinë e tij në Twitter ka reaguar ndaj ndërprerjes së përkohshme të shitjes së armatimeve dhe pajisjeve ushtarake të Amerikës për Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ka shkruar se ky veprim nuk do të pastrojë pjesëmarrjen e Uashingtonit në kryerjen e krimeve të këtyre dy shteteve.
-
Blinken: Veprimet saudite në Jemen kanë shënuar krizën më të keqe globale humanitare
Janar 28, 2021 04:43Administrata e re e udhëhequr nga Joe Biden beson se veprimet e Arabisë Saudite në Jemen kanë çuar në katastrofën më të keqe humanitare në bot, tha Sekretari i Shtetit i SHBA Anthony Blinken në një konferencë shtypi të Mërkurën", njofton agjencia Sputnik e lajmeve.
-
Koalicioni Saudit vazhdon sulmet ndaj provincave Ma'rib dhe Saada të Jemenit
Janar 27, 2021 05:26Koalicioni pushtues saudit ka sulmuar edhe një herë disa zona në provincat Ma'rib dhe Saada të Jemenit.
-
SHBA tërhiqet nga sanksionimi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit
Janar 26, 2021 06:26Departamenti i Thesarit i SHBA ka lëshuar një leje të përkohshme për lëvizjen Ansarullah të Jemenit.
-
13 sulme ajrore të Arabisë Saudite gjatë një dite kundër Jemenit
Janar 25, 2021 11:37Arabia Saudite në vazhdën e agresionit dhe sulmeve kundër vendbanimeve të Jemenit, në 24 orët e kaluar ka sulmuar dhe bombarduar 13 herë rajone të ndryshme të provincave Sa’de dhe Meareb të Jemenit.
-
Protesta të gjera në qytetin Sa’de në mbështetjen ndaj Ansarullah të Jemenit
Janar 25, 2021 10:11Me mijëra banorë të qytetit Sa’de në veri të Jemenit janë mbledhur në një tubim protestues dhe kanë protestuar kundër vendimit të Amerikës për ta shpallur terroriste lëvizjen Ansarullah të Jemenit.