-
Letra e Iranit drejtuar Këshillit të Sigurimit: Programet bërthamore të Iranit kanë qenë gjithmonë paqësore
Dhjetor 03, 2024 04:40Në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit, Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara hodhi poshtë pretendimin e bërë nga 3 vende evropiane për gjoja përpjekjen për armë bërthamore dhe njoftoi: Armët bërthamore nuk kanë vend në doktrinën mbrojtëse të Iranit.
-
Reagimi i përfaqësuesit të Iranit ndaj akuzave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Anglisë për rajonin dhe Ukrainën
Nëntor 23, 2024 06:44Ambasadori dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në një letër drejtuar kreut periodik të Këshillit të Sigurimit, hodhi poshtë akuzat anti-iraniane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe në lidhje me destabilizimin në rajon si dhe konfliktet në Ukrainë dhe i konsideroi ato të pabaza.
-
Uashingtoni vë veton për një tjetër projekt-rezolutë të Këshillit të Sigurimit që kërkon armëpushim në Gaza
Nëntor 20, 2024 15:24Të mërkurën, më 20 nëntor, Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një projekt-rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që bën thirrje për një armëpushim "të menjëhershëm, të pakushtëzuar dhe të përhershëm" në Rripin e Gazës.
-
Këshilli i Sigurimit do të votojë sot projekt-rezolutën për një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Gaza
Nëntor 20, 2024 06:41Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të votojë sot, të mërkurën, për projekt-rezolutën për një armëpushim të menjëhershëm, të pakushtëzuar dhe të përhershëm në Gaza.
-
Irani: Gjenocidi i regjimit izraelit në Rripin e Gazës është një shkelje e qartë e të drejtave të njeriut
Nëntor 07, 2024 06:44Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara tha: "Gjenocidi i regjimit sionist dhe bllokada e vazhdueshme në Rripin e Gazës kanë vënë mijëra civilë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, në rrezik të urisë dhe të vdekjes, veprime të cilat janë shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut."
-
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmin terrorist në Sistan e Baluchistan
Tetor 31, 2024 06:53Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara lëshoi një deklaratë, në të cilën dënoi sulmin terrorist në provincën iraniane Sistan e Baluchistan.
-
Reagimi i përfaqësuesit të Iranit ndaj rezolutës së parlamentit të regjimit izraelit kundër UNRWA
Tetor 30, 2024 04:36Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit të martën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në lidhje me Palestinën, duke deklaruar se "Gaza po përballon një fushatë të pamëshirshme shkatërrimi dhe vuajtjeje" tha:
-
Iravani: Mbështetja e Amerikës e ka bërë Izraelin më të pacipë; përgjigja jonë do të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar
Tetor 29, 2024 07:02Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara tha: "Mbështetja e pakushtëzuar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj regjimit izraelit, së bashku me pengimin që kryen për përmbushjen e detyrave të Këshillit të Sigurimit si anëtar i përhershëm, e ka bërë këtë regjim më të pacipë, deri në atë masë sa të vazhdojë krimet dhe agresionet në Gaza dhe në Liban, dhe tashmë edhe kundër Iranit, si dhe të minojë seriozisht paqen dhe sigurinë rajonale."
-
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim për sulmet ajrore izraelite kundër Iranit
Tetor 27, 2024 16:20Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është planifikuar të mbajë një takim të hënën lidhur me sulmet e regjimit izraelit kundër Republikës Islamike.
-
Irani kërkoi një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit
Tetor 27, 2024 04:27Pas sulmit të fundit të regjimit sionist ndaj qendrave ushtarake të Iranit, Irani i kërkoi kreut të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të mbajë një takim urgjent për t'u marrë me këtë çështje dhe për të siguruar që regjimi sionist të përgjigjet për veprimet e tij.