• Partitë politike të Kosovës kundërshtojnë idenë e ndryshimit të kufirit me Serbinë

    Partitë politike të Kosovës kundërshtojnë idenë e ndryshimit të kufirit me Serbinë

    Shtator 22, 2019 05:51

    Partitë politike, të cilat po garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, thonë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i nevojshëm, por asnjëra nga to nuk do ta marrë në konsideratë idenë për ndryshim të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si opsion i zgjidhjes së kontestit ndërmjet dy vendeve.

  • Osmani propozon fond investiv 300 milionë euro për punësimin e të rinjve

    Osmani propozon fond investiv 300 milionë euro për punësimin e të rinjve

    Shtator 21, 2019 10:41

    Gjatë prezantimit të Programit Nacional për Zhvillim dhe Punësim, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se qeveria e drejtuar prej saj do të krijojë Fondin Investiv prej 300 milion eurosh, mjete këto që do të merren nga Fondi i privatizimit.

  • Rritja e numrit të gjyqtarëve pa rezultat në ngritjen e efikasitetit

    Rritja e numrit të gjyqtarëve pa rezultat në ngritjen e efikasitetit

    Shtator 21, 2019 10:38

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), sot gjatë një konferencë për media, ka publikuar raportin analitik “Krimet e Rënda në Kosovë, ligji VS praktika (Analizë e politikës së ndjekjes dhe dënimeve në rastet e trajtuara në Departamentet e Krimeve të Rënda të Gjykatave Themelore në Republikën e Kosovës, analizë e veçantë e trajtimit të rasteve të veprave penale të terrorizmit)”.

  • Rreth 100 vëzhgues nga BE-ja në Kosovë

    Rreth 100 vëzhgues nga BE-ja në Kosovë

    Shtator 21, 2019 04:31

    Shefja e Misionit Vëzhgues nga Bashkimi Evropian, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, Viola von Cramon-Taubadel ka thënë të premten në Prishtinë se misioni që ajo drejton është dëshmi se BE-ja do të mbështesë organizimin e zgjedhjeve transparente dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë.

  • Turqia e gatshme t’i ofrojë mbështetje Kosovës në fushën e sigurisë

    Turqia e gatshme t’i ofrojë mbështetje Kosovës në fushën e sigurisë

    Shtator 20, 2019 16:59

    Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, i shoqëruar nga drejtori i Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave, Fadil Kodra, kanë qëndruar në një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë, ku janë pritur nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, i Turqisë, Muhterm Ince.

  • Scott: Vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, sjell stabilitet në Ballkanin Perëndimor

    Scott: Vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, sjell stabilitet në Ballkanin Perëndimor

    Shtator 19, 2019 17:21

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Kyle Scott, i cili është në përfundim të misionit, tha se as Beogradi dhe as Prishtina nuk përfitojnë asgjë nga ngecja aktuale e dialogut, dhe se zgjidhja e kësaj çështjeje do të thoshte stabilitet më i madh në Ballkanin Perëndimor.

  • Mbrojtja e të dënuarve në rastin e Kumanovës kritikon vendimin e Gjykatës së Apelit

    Mbrojtja e të dënuarve në rastin e Kumanovës kritikon vendimin e Gjykatës së Apelit

    Shtator 19, 2019 04:44

    Pala mbrojtëse e të dënuarve në rastin e Kumanovës ka kritikuar vendimin e Gjykatës së Apelit në Shkup të një dite më parë, që la në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore, e cila më 2 nëntor të vitit 2017 kishte dënuar me 746 vjet burgim, 37 persona, shumica shtetas të Kosovës për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në 'Lagjen e Trimave', në Kumanovë.

  • SHBA dhe BE përplasen për Kosovën

    SHBA dhe BE përplasen për Kosovën

    Shtator 18, 2019 17:12

    Bashkimi Europian kërkon të ruajë rolin drejtues në Ballkanin Perëndimor dhe sidomos për arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë.

  • Ministri i Jashtëm çek: Asnjë arsye për të tërhequr njohjen e Kosovës

    Ministri i Jashtëm çek: Asnjë arsye për të tërhequr njohjen e Kosovës

    Shtator 18, 2019 04:23

    Nuk ka asnjë arsye për të tërhequr njohjen e Kosovës, deklaroi sërish sot ministri i Jashtëm çek, Tomas Petricek, sipas lidovky.cz, që i referohet agjencisë çeke të lajmeve, CTK.

  • BE: Është koha që kosovarëve t’u hiqen vizat

    BE: Është koha që kosovarëve t’u hiqen vizat

    Shtator 17, 2019 04:43

    Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë ka rikonfirmuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim dhe rrjedhimisht është koha e duhur që kosovarëve t’u hiqen vizat.