-
Krimi i organizuar dhe korrupsioni, pengesa të pakapërcyeshme
Prill 23, 2018 05:04Krimi i organizuar, por edhe korrupsioni, vazhdojnë ta pengojnë zhvillimin e Kosovës, vlerësojnë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe njohës të çështjeve të sigurisë. Sipas tyre, ky lloji kriminaliteti ka depërtuar edhe në institucionet e vendit.
-
EULEX ngrit aktakuzë kundër gjashtë personave
Prill 18, 2018 07:57Një prokuror i EULEX-it ka ngritur një aktakuzë kundër gjashtë të pandehurve.
-
Jeremiç: Problemi i Kosovës, Vuçiçit do t’i shpërthejë në fytyrë
Prill 18, 2018 04:44Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Vuk Jeremiç tha sot se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, po e udhëheq politikën e jashtme në atë mënyrë që të gjithë atyre që do të mund ta dëmtojnë po u jep gjithçka që i kërkojnë, “por kërkesa e amerikanëve që ta dorëzojë Kosovën do t’i shpërthejë në fytyrë, sepse nuk po di si ta zgjidh këtë problem”.
-
Thaçi i hidhëruar me raportin e KE
Prill 17, 2018 16:44Në pjesën për Kosovën, Komisioni Europian përmend vetëm vijimin e punës për zbatimin e marrëveshjes së stabilizim-asociimit dhe rëndësinë e dialogut me Serbinë, por nuk jep asnjë afat për liberalizimin e vizave.
-
Ish-ushtarët e UÇK-së kërkojnë pastrimin e listave të veteranëve
Prill 10, 2018 09:12Një grup i ish-ushtarëve të pakënaqur të UÇK-së kanë protestuar sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar pastrimin e listave të veteranëve. Gjatë kësaj proteste në emër të protestuesve kërkesat e tyre i ka paraqitur Jeton Selmani nga Zona Operative e Llapit.
-
Kryeministri Haradinaj do të takohet me protestuesit, ish-ushtarë të UÇK-së
Prill 10, 2018 09:11Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar shkurt një grup të ish-ushtarëve të pakënaqur të UÇK-së, të cilët po protestojnë me kërkesat, duke përfshirë edhe pastrimin e listave të veteranëve. Haradinaj u ka thënë protestuesve se është i zënë me një aktivitet dhe ka kërkuar prej tyre të mbajnë një takim pas 40 minutash, për të cilën gjë protestuesit janë pajtuar.
-
Daçiq flet për ndarje të Kosovës në emër të Rusisë
Prill 07, 2018 15:01Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka komentuar deklaratat e ministrit te Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili ka folur për ndarjen e Kosovës.
-
Rritet borxhi publik i Kosovës
Prill 07, 2018 10:58Borxhi publik i Republikës së Kosovës, vit pas viti po shënon rritje. Sipas të dhënave zyrtare, deri në shtator të vitit të kaluar borxhi i përgjithshëm ka arritur në rreth një miliard euro. Nga kjo vlerë, 426 milionë euro llogaritet borxhi i jashtëm, kurse borxhi i brendshëm ka arritur rreth 540 milionë euro.
-
Haradinaj: “Në Kosovë nuk mund të vidhen njerëz”.
Prill 03, 2018 17:11Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për mediat në lidhje me përplasjen e tij me Presidentin turk, Recep Taip Erdogan.
-
Kosova pengesë e Serbisë për anëtarësim në BE
Prill 02, 2018 09:06Ministri i Jashtëm, serb Ivica Daçiç deklaroi sot se as që bëhet fjalë që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe që të lejojë atë të ketë një vend në Kombet e Bashkuara.