-
BE: Kurti dhe Vuçiç e kanë pranuar tekstin e marrëveshjes
Mars 03, 2023 04:27Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, ka thënë se të dy liderët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë pajtuar për të pranuar propozimin e BE-së dhe se nuk kishte pritje që atë ditë ai tekst të nënshkruhej.
-
Serbët e Kosovës të ndarë, veriorët skeptikë për marrëveshjen, jugorët kanë shpresë
Mars 03, 2023 04:27Edhe pse nuk firmosën asgjë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u pajtuan për ta pranuar planin evropian.
-
Stano nuk komenton deklaratën e Vuçiqit rreth pikës 4
Mars 02, 2023 11:25Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri Peter Stano ka refuzuar t`i komentojë deklaratat e presidentit Serb Aleksandar Vuçiq i cili një ditë pasi u pranua propozimi evropian, deklaroi se nuk do ta respektojë pikën 4 e cila parasheh që Serbia të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.
-
MASHT mbështet me 3.5 milionë euro zbatimin e praktikës profesionale
Mars 02, 2023 11:24Në arsimin parauniversitar shkollimi profesional paraqet sektorin me më shumë investime. Ministria e Arsimit, në një përgjigje për Radio Kosovën, ka bërë të ditur se ka vite që kjo ministri ndan grand specifik për komuna, për zbatimin e praktikës profesionale të nxënësve në vlerë prej 3.5 milionë euro në vit.
-
Zgjedhjet në veri, peng i frymës së dialogut
Mars 02, 2023 11:23Në rast se Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve të Kosovës - nuk merr pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme, më 23 prill, për kryetar të katër komunave në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, rezultati i zgjedhjeve mund të jetë legal, por me legjitimitet të kontestuar, vlerësojnë përfaqësues politikë të serbëve dhe njohës të proceseve zgjedhore dhe politike.
-
Vuçiç bisedë telefonike me Von der Leyen, e informon për dialogun me Kosovën
Mars 02, 2023 04:36Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilloi një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me të cilën ka shkëmbyer mendime për situatën aktuale në rajon, reformat e nevojshme, si dhe ecurinë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
-
NATO kërkon përparim të mëtejshëm në dialogun Kosovë-Serbi
Mars 02, 2023 04:36Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, deklaroi se aleanca mirëpret hapat e mëtejshëm të Kosovës dhe Serbisë në rrugën e normalizimit dhe kërkojmë përparim të mëtejshëm.
-
Shtyhet hyrja në fuqi e ETIAS-it, liberalizimi i vizave më 1 janar 2024
Mars 01, 2023 11:40Bashkimi Evropian e ka shtyrë funksionalizimin e sistemit ETIAS për në vitin 2024, ndonëse ai është paraparë të hyjë në fuqi më 1 nëntor të këtij viti.
-
SHBA-ja vlerëson takimin Kurti – Vuçiç, kërkon zbatim marrëveshjesh
Mars 01, 2023 11:37Shtetet e Bashkuara thanë se marrëveshja mbi udhërrëfyesin e zbatimit të planit evropian është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, ndërsa përparimi drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, thelbësor për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës.
-
Serbia konfirmon përfshirjen e Perëndimit në luftën në Ukrainë
Mars 01, 2023 06:32Presidenti i Serbisë konfirmoi përfshirjen e perëndimit në luftën në Ukrainë dhe njoftoi se Serbia është nën presion të ashpër nga perëndimorët.