Serbia konfirmon përfshirjen e Perëndimit në luftën në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i140496-serbia_konfirmon_përfshirjen_e_perëndimit_në_luftën_në_ukrainë
Presidenti i Serbisë konfirmoi përfshirjen e perëndimit në luftën në Ukrainë dhe njoftoi se Serbia është nën presion të ashpër nga perëndimorët.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 01, 2023 06:32 Europe/Tirane
  • Serbia konfirmon përfshirjen e Perëndimit në luftën në Ukrainë

Presidenti i Serbisë konfirmoi përfshirjen e perëndimit në luftën në Ukrainë dhe njoftoi se Serbia është nën presion të ashpër nga perëndimorët.

Ka kaluar një vit nga lufta midis Rusisë dhe Ukrainës. Vendet evropiane dhe perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, kanë intensifikuar presionin e sanksioneve kundër Federatës Ruse dhe kanë furnizuar Kievin me të gjitha llojet e armëve të lehta dhe të rënda, duke shkaktuar përshkallëzim të tensionit dhe konfrontim ushtarak mes Moskës dhe Kievit. Sipas raportit të agjencisë IRNA, presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha: "Me përshkallëzimin e konfliktit në Ukrainë, negociatat me përfaqësuesit perëndimorë, përfshirë ato për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, janë intensifikuar dhe vështirësuar". Vuçiç shtoi: Më kanë thënë se jemi të përfshirë në një luftë në Evropë edhe pse nuk e themi. Sipas presidentit të Serbisë, nëse ky vend nuk sillet siç duhet (në luftën e Ukrainës), do të humbasë gjithçka ose shumë gjëra. Aleksandër Vuçiç deklaroi se zyrtarët perëndimorë kanë paralajmëruar se nëse Beogradi vazhdon qëndrimet e tij aktuale, atëherë perëndimi do të ndalojë investimet në Serbi, do të tërheqë fondet aktuale nga ky vend, do të mbyllë kompanitë perëndimore në këtë vend dhe do të ndalojë procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Vuçiç më herët kishte paralajmëruar rritjen e presionit të perëndimit ndaj Beogradit për shkak të kundërshtimit që  Serbia u ka bërë sanksioneve kundër Rusisë.