-
Konjufca e Angılı flasin për intensifikimin e bashkëpunimit Kosovë-Turqi
Shkurt 24, 2023 10:15Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.
-
Analistët: Lufta në Ukrainë ndikoi në përshpejtimin e dialogut Kosovë-Serbi
Shkurt 24, 2023 10:15Lufta Rusi-Ukrainë e filluar një vit më parë, pati efekte politike e të sigurisë edhe në Kosovë. Njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se lufta në Ukrainë e shtyu BE-në dhe SHBA-në që të shtojnë përpjekjet në normalizimin e marrëdhënieve dhe përfundimin e dialogut Kosovë-Serbi. Ekspertë të sigurisë ndërkaq, përmendin rreziqet për mundësinë e zgjerimit të konfliktit edhe në Ballkan.
-
SHBA pret konstruktivitet nga Kurti e Vuçiq: Normalizimi të synojë njohjen
Shkurt 24, 2023 10:12Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ripërsëritur qëndrimin e tyre se e mbështesin fuqishëm propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
-
Takimi me Kurtin, Vuçiç: Në Bruksel do t’i përmbahemi vijave të kuqe për Kosovën
Shkurt 23, 2023 05:56Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se në takimin e së hënës në Bruksel do t’i përmbahet vijave të kuqe për çështjen e Kosovës, për të cilat ka folur në Kuvendin e Serbisë.
-
Punëtoria për Vetingun: Vazhdon diskutimi dhe hartimi i Projektligjit
Shkurt 22, 2023 10:37Ministria e Drejtësisë është duke zhvilluar punëtorinë dy ditore për hartimin e Projektligji për Kontrollin e Integritetit të Pozitave të caktuara në Sistemin e Drejtësisë, bazuar në kërkesën e Komisionit Ad hoc të Kuvendit për Vetingun.
-
Kurti: Kemi miratuar ligje që jetësojnë reformat e programit qeverisës
Shkurt 22, 2023 10:37Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë tha se kontestimi i ligjeve në Gjykatën Kushtetuese, është përpjekje për paralizim reformash në vend.
-
Kuvendi nuk e miraton kredinë 40 milionëshe me Fondin OPEC
Shkurt 22, 2023 10:34Ligjvënësit kosovarë nuk i kanë dhënë mbështetje Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar. Ky projektligj i propozuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati, nuk i mori votat e mjaftueshme pasi për këtë Projektligj votuar 73 deputetë, 11 deputetë abstenuar dhe një votë ka qenë kundër.
-
Lührmann: Propozimi evropian mundësi unike për Kosovën dhe Serbinë
Shkurt 22, 2023 10:31Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të kenë një takim të nivelit të lartë politik në Bruksel më 27 shkurt. Në fokus të takimit do të jetë propozimi franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
-
Sveçla: Në veri të Kosovës u konfiskuan 6.300 municione të kontrabanduar nga Serbia
Shkurt 22, 2023 04:19Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pasi policia ka njoftuar se në Leposaviç ka arrestuar një qytetar serb, në automjetin e të cilit janë gjetur dhe konfiskuar mbi 6300 fishekë.
-
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, Presidenca suedeze po i vazhdon konsultimet me vendet anëtare
Shkurt 21, 2023 10:54Presidenca suedeze e Bashkimit Europian ka konfirmuar përkrahjen për integrimin e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor në Union. Në bazë të këtij zotimi, Suedia po vazhdon të zhvillojë konsultimet mbi aplikimin e Kosovës në BE.