-
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde mbështet diskutimet për Asociacionin
Janar 25, 2023 10:54Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde tha se pajtohet me deklaratat e këshilltarit të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, sa i përket shtyrjes përpara të diskutimeve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
-
Vizitat e zyrtarëve ndërkombëtarë rrisin shpresat për marrëveshje finale
Janar 25, 2023 10:48Vizitat e zyrtarëve ndërkombëtarë në Kosovë dhe Serbi muajve të fundit, ka rritur shpresat se një marrëveshje finale ndërmjet dy vendeve edhe mund të arrihet deri në pranverë, ose gjatë këtij viti. Analistët politikë në vend thonë se kjo edhe mund të realizohet, por që tërheqin vërejtjen e vendosjes se afateve kohore në raste të tilla.
-
Kurti: Hetim për veprimet e jashtëligjshme në dëm të ekosistemit
Janar 25, 2023 10:48Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar hetim për veprimet e jashtëligjshme në dëm të ekosistemit, pas vërshimeve të fundit në vend, ku si rrjedhojë pati pasoja të mëdha në disa komuna.
-
Lajçak takohet me Daçiçin, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi
Janar 25, 2023 04:16I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar sot në Bruksel kryediplomatin serb, Ivica Daçiç.
-
Ekspertët: Pas përjashtimit të Rusisë nga KiE, Kosova në pozitë favorizuese
Janar 24, 2023 11:35Gjasat që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës gjatë këtij viti, janë mjaft të mëdha. Kështu thonë njohës të proceseve të integrimeve evropiane. Sipas tyre, pas përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i Evropës, Kosova është në një pozitë favorizuese për anëtarësim, e kjo është edhe në interes të Bashkimit Evropian.
-
Ekonomistët: Rritja e tatimeve do ta rëndojë xhepin e qytetarëve
Janar 24, 2023 11:34Qytetarë të shumtë kanë raportuar për rritje të çmimit të tatimeve në pronë. Ministria e Financave ka bërë vlerësimin e pronës, e cila me automatizmin ka ndikuar në rritje të tatimit, thonë zyrtarë të Komunës së Prishtinës, ndërsa nga Ministria e Financave nuk kanë kthyer përgjigje. Ekonomistët vlerësojnë se kjo do ta rëndojë edhe më shumë xhepin e qytetarëve, në këtë kohë inflacioni.
-
Kurti: Qeveria e përkushtuar për respektimin e plotë të lirive fetare
Janar 24, 2023 11:34Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për garantimin dhe respektimin e plotë të lirisë fetare, në mënyrë të barabartë, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Kështu ka deklaruar kryeministri Albin Kurti gjatë një takimi që zhvilloi me imzot Dodë Gjergji në Ipeshkvinë e Kosovës.
-
Vuçiq: Pasoja për Serbinë nëse nuk e pranojmë propozimin franko-gjerman
Janar 24, 2023 11:31Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një konferencë për media është shprehur, se Serbia do të përballet me pasoja të rënda, nëse nuk bie dakord me propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
-
Plani franko-gjerman, Vuçiç: S’ka përparim në Evropë, nëse nuk bashkëpunojmë
Janar 24, 2023 04:26Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në fjalën e mbajtur mbrëmjen e së hënës tha se nuk është e lehtë të gjendet diçka në planin franko-gjerman për Kosovën që do t’i entuziazmonte përfaqësuesit e Serbisë.
-
Simbolet e mercenarëve rusë shfaqen në Mitrovicën e Veriut
Janar 24, 2023 04:26Në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan ditën e hënë janë shfaqur simbole të mercenarëve rusë.