-
Kurti: Qeveria qëndron pranë banorëve të komunave ku pati vërshime
Janar 20, 2023 10:57Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe atë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë vizituar Istogun e cila njëra ndër komunat që është prekur nga vështrimet e ditëve të fundit.
-
Përmbytje në shumë komuna, qeveria po e menaxhon situatën
Janar 20, 2023 10:55Qeveria e Kosovës ka dal me një njoftim për situatën e përmbytjeve nëpër disa komuna të vendit si pasojë e reshjeve të shiut. Sipas qeverisë, përballja me përmbytjet po vazhdon edhe sot, teksa institucionet e vendit dhe mekanizmat e tyre kanë vazhduar punën pandërprerë në menaxhimin e situatës dhe në ndihmë të qytetarëve.
-
Rritet dinamika e politikës botërore për dialogun Kosovë-Serbi
Janar 20, 2023 10:54Për intensifikim të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, një delegacion prej pesë zyrtarësh të lartë ndërkombëtarë do të qëndrojë sot në Kosovë. Delegacioni i udhëhequr nga emisarët, Miroslav Lajçak e Gabriel Escobar, do ta vizitojnë edhe Serbinë. Dinamika e shtuar e vizitave të politikës botërore, ka për synim që të përshpejtohet arritja e një marrëveshjeje ndërmjet të dyja shteteve.
-
Lajçak dhe Eskobar ‘zbarkojnë’ në Prishtinë dhe Beograd, BE jep detaje për takimet
Janar 20, 2023 05:15Bashkimi Evropian ka konfirmuar vizitën në Prishtinë të emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, përmes një konference për shtyp.
-
BE: Kosova dhe Serbia të respektojnë pa kushte marrëveshjen për targat
Janar 19, 2023 10:57Bashkimi Evropian kërkon nga Kosova dhe Serbia qё të respektojnë plotësisht dhe pa kushte marrëveshjen dhe zgjidhjet pёrkatёse qё datojnё mё 23 nëntor të vitit 2022.
-
Sarrazin: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën
Janar 19, 2023 10:55Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa e njohur Kosovën, dhe se hyrja e saj në familjen e vendeve evropiane nuk është e mundur. Kështu ka deklaruar për mediat serbe i dërguari special për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Në një intervistë për “Nova”, ai ka theksuar se BE-ja është në krye të negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe se është e nevojshme të arrihet një marrëveshje ndërmjet dy palëve sa më shpejt të jetë e mundur.
-
Dinamizohet dialogu Kosovë-Serbi me vizita të emisarëve
Janar 19, 2023 10:52Disa përfaqësues të lartë të BE-së dhe SHBA-së do të qëndrojnë në Prishtinë e Beograd ditët e ardhshme. Javët e fundit është shtuar dinamika e politikës botërore për të nxjerrë nga ngecja dialogun Kosovë-Serbi.
-
Lajçak, Escobar e diplomatë nga Parisi, Roma e Berlini vijnë në Kosovë
Janar 18, 2023 11:23Nё selinё e BE-sё nё Bruksel u konfirmua edhe zyrtarisht se nё fund tё kёsaj jave, Kosovën e Serbinë do ta vizitojë njё delegacion i kryesuar nga pёrfaqёsuesi i veçantё i BE-sё pёr dialog, Miroslav Lajçak.
-
Kurti e Lajçak bisedojnë për hapat e ardhshëm në dialog
Janar 18, 2023 11:20Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, në Davos të Zvicrës, ku po mbahet Forumi Botëror i Ekonomisë (WEF).
-
Kurti për ‘Blick’: Kosova e gatshme për normalizim marrëdhëniesh me Serbinë
Janar 18, 2023 11:18Kryeministri i Kosovës, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davios të Zvicrës, ka dhënë një intervistë për gazetën zvicerane ‘Blick’. Ndër të tjera ai ka folur për gatishmërinë e Kosovës që të ofrojë kushte të mira për investitorë të ndryshëm, por edhe ka bërë thirrje që Zvicra t’ia zgjasë mandatin e qëndrimit të ushtarëve të saj në kuadër të KFOR-it.