-
Irani bën thirrje për sanksione politike dhe ekonomike ndaj Izraelit, gjykim të liderëve të tij për sulmet në Gaza
Tetor 18, 2023 17:21Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) të vendosin sanksione politike dhe ekonomike ndaj Izraelit dhe të krijojnë një gjykatë për të ndjekur penalisht liderët izraelitë për krimet e luftës në Rripin e Gazës.
-
Zemërimi për sulmin në spitalin e Gazës: Kina ' e tronditur', Rusia e quan 'akt çnjerëzor'
Tetor 18, 2023 16:53Kina dhe Rusia kanë dënuar një bombardim që shënjestroi një spital të mbushur me njerëz në territorin e vogël palestinez të Gazës, me Moskën që sfidoi regjimin izraelit që të sigurojë fakte për të vërtetuar pretendimet e tij se nuk ishte i përfshirë në sulm.
-
Deklarata e mbledhjes së jashtëzakonshme të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik për agresionin e regjimit sionist
Tetor 18, 2023 16:46Vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, në një deklaratë të përbashkët, duke theksuar prioritetin e çështjes palestineze, kërkuan rihapjen e menjëhershme të vendkalimeve humanitare për tu ardhur në ndihmë të banorëve të Gazës.
-
Pas shpërthimit të trazirave në rajon, anulohet takimi katërpalësh pas bombardimit të spitalit në Gaza
Tetor 18, 2023 16:12Më parë ishte vendosur që Joe Biden, presidenti i Amerikës, gjatë zhvillimit të takimit katërpalësh me temë për ta ndihmuar Rripin e Gazës, të takohet dhe të bisedojë me mbretin e Jordanisë, por pas bombardimeve të ashpra dhe barbare të regjimit sionist ndaj një spitali në Gaza, ky takim është anuluar.
-
Presidenca e Sirisë: Sionistët kryen krimin më gjakderdhës në epokën bashkëkohore
Tetor 18, 2023 15:53Presidenca e Sirisë me anë të një deklarate, ka dënuar sulmin ajrore të regjimit sionist ndaj spitalit "Al-Mu'amedani" në Gaza dhe e quajti atë si krimin më gjakderdhës në epokën bashkëkohore.
-
Netanjahu: Niveli i bashkëpunimit të Amerikës me Izraelin është i paprecedent/Biden qëndrojmë përkrah Izraelit
Tetor 18, 2023 15:42Beniamin Netanjahu në takim me presidentin e Amerikës ka deklaruar se niveli i bashkëpunimit të Amerikës me Izraelin gjatë gjithë luftës së Gazës është i paprecedent dhe e "gjithë bota duhet të bashkohet për ta mposhtur Hamasin".
-
Gjeneral Bagheri: Të mjaftohemi vetëm me deklarata diplomatike, është bashkëpunim me regjimin sionist
Tetor 18, 2023 15:20Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit në reagim ndaj sulmit të regjimit sionist ndaj një spitali në Gaza, theksoi: "Të mjaftohemi vetëm me deklarata diplomatike, do të thotë të bashkëpunojmë me regjimin sionist".
-
Putin: Bombardimi i spitalit në Gaza, një tragjedi njerëzore
Tetor 18, 2023 14:59Rusia duke theksuar nevojën për formimin e shtetit të Palestinës, ka deklaruar se bombardimi i spitalit në Gaza ishte një tragjedi njerëzore dhe ka kërkuar ndërprerjen e luftës në mënyrë urgjente.
-
Trupat e 1500 civilëve të vrarë në Gaza akoma nën gërmadha/rrezik për katastrofë të gjithanshme
Tetor 18, 2023 14:18Gazetari i kanalit televiziv Al-Mejadin raportoi se trupat e 1500 civilëve palestinezë të vrarë në Gaza kanë mbetur akoma nën gërmadha të ndërtesave të shkatërruara dhe ekziston një rrezik i lartë për shpërthimin e një katastrofe të shumanshme njerëzore dhe ambientaliste.
-
Numri i të civilëve të vrarë palestinezë shkon në 3300 persona
Tetor 18, 2023 14:06Ministria e Shëndetësisë së Palestinës ka deklaruar se numri i viktimave nga sulmet barbare të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës ka shkuar në 3300 persona dhe numri i të plagosurve ka arritur në 13 mijë persona.