-
Miratohet buxheti për rindërtimin e Sirisë në vitin 2017
Mars 29, 2017 03:46Komiteti për rindërtimin e Sirisë ka miratuar një buxhet prej 685 milionë dollarë për rindërtimin e Sirisë dhe prioritet do të jetë përfundimi i projekteve për garantimin e energjisë elektrike, ujit të pijshëm, lëndëve djegëse dhe ofrimi i shërbimeve thelbësore për popullsinë në zonat e prekura nga lufta.
-
Gutteres fton vendet arabe që t'i lënë anash mosmarrëveshjet
Mars 28, 2017 09:50Sekretari i përgjithshëm i OKB Antonio Guterres, u ka bërë thirrje shteteve arabe që t’i lënë anash mosmarrëveshjet dhe të ndihmojnë në përfundimin e luftës civile gjashtëvjeçare në Siri.
-
Rusia paralajmëron ndaj fillimit të operacionit të koalicionit amerikan në veri të Sirisë
Mars 27, 2017 04:34Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë paralajmëroi mbi pasojat e fillimit të operacionit të koalicionit amerikan në qytetin Raka në veri të Sirisë.
-
Dy avionë sirianë ndalen në territorin e Arabisë Saudite
Mars 27, 2017 04:06Ministri i transportit i Sirisë deklaroi se Arabia Saudite ka konfiskuar dy avionë sirianë që ndodheshin në Arabinë Saudite për riparim.
-
De Mistura kërkon bisedime mes Rusisë, Iranit dhe Turqisë për armëpushimin në Siri
Mars 25, 2017 02:58Përfaqësuesi special i OKB për çështjet e Sirisë e cilësoi shqetësuese situatën në Siri dhe deklaroi se bisedimet Rusi-Irani-Turqi janë të domosdoshme për vazhdimësinë e armëpushimit në Siri.
-
Forcat kurde mirëpresin pjesëmarrjen e ushtrisë siriane në çlirimin e Rakas
Mars 24, 2017 14:29Zëdhënësi i forcave kurde siriane deklaroi se këto forca e mirëpresin pjesëmarrjen e njësive të ushtrisë siriane në operacionin përfundimtar për çlirimin e qytetit Raka në lindje të Sirisë.
-
Erdogan i shqetësuar nga përkrahja e Rusisë dhe SHBA për kurdët e Sirisë
Mars 24, 2017 13:24Presidenti i Turqisë shprehu shqetësimin e tij për përkrahjen e Rusisë dhe SHBA për Partinë Demokratike të kurdëve të Sirisë e në veçanti për krahun e armatosur të kësaj partie i njohur si YPG.
-
Turqia nuk do të marrë pjesë në çlirimin e Rakas
Mars 23, 2017 15:39Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i Qeverisë së Turqisë, Numan Kurtulmus deklaroi sot se Turqia nuk do të marrë pjesë në operacionin e çlirimit të qytetit sirian Raka, nëse në të merr pjesë grupi PYD.
-
Vriten me dhjetëra terroristë në veri të rajonit Xhubar të Sirisë
Mars 23, 2017 02:12Burimet ushtarake të Sirisë kanë njoftuar për vrasjen e 150 terroristëve gjatë operacioneve të ushtrisë siriane në veri të rajonit Xhubar.
-
Qytezat Soran dhe Mardas kontrollohen nga ushtria siriane
Mars 22, 2017 14:30Ushtria e Sirisë hodhi poshtë lajmet se qytezat Soran dhe Mardas në veri të provincës Hamah janë pushtuar nga terroristët.