Qytezat Soran dhe Mardas kontrollohen nga ushtria siriane
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i47444-qytezat_soran_dhe_mardas_kontrollohen_nga_ushtria_siriane
Ushtria e Sirisë hodhi poshtë lajmet se qytezat Soran dhe Mardas në veri të provincës Hamah janë pushtuar nga terroristët.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 22, 2017 14:30 Europe/Tirane
  • Qytezat Soran dhe Mardas kontrollohen nga ushtria siriane

Ushtria e Sirisë hodhi poshtë lajmet se qytezat Soran dhe Mardas në veri të provincës Hamah janë pushtuar nga terroristët.

Në një komunikatë të ushtrisë siriane theksohet se këto dy qyteza vazhdojnë të mbeten nën kontrollin e forcave siriane, megjithëse luftimet e ashpra me terroristët e Al Nusras në këtë zonë po vazhdojnë. Forcat e grupit terrorist Al Nusra, pasi shpërthyen një autobombë, filluan një ofensivë të gjerë kundër forcave të ushtrisë siriane për pushtimin e qytezave Soran dhe Mardas, por deri tani nuk ia kanë arritur qëllimit.