-
Propozim i ri për armëpushim në lindje të Ukrainës
Gusht 23, 2017 14:24Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, propozoi një armëpushim në lindje të Ukrainës, nisur nga sot, me fillimin e vitit shkollor, dhe mori mbështetje unanime nga Rusia, Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara.
-
Sulmi terrorist në Spanjë, pretekst për tu përballur ashpër me emigrantët dhe azilantët
Gusht 20, 2017 04:32Organizata ndërkombëtare e emigracionit në një raport të saj njoftoi shtimin e numrit të emigrantëve që janë futur në Spanjë.
-
Polonia kërkon mbylljen e kufijve të BE-së për emigrantët
Gusht 19, 2017 15:38Ministri i Brendshëm i Polonisë, Marius Blasçak, bëri thirrje për të mbyllur kufijtë e Evropës për emigrantët me qëllim ndërprerjen e sulmeve terroriste.
-
Greqia kritikon qëndrimet e BE ndaj krizës së emigracionit
Gusht 14, 2017 04:44Ioannis Mouzala, ministër i emigracionit në Greqi, ditën e dielë ka kritikuar disa vende evropiane për standardet e tyre të dyfishta në çështjen e emigracionit.
-
Përkeqësohet çështja e emigrantëve në vendet evropiane
Korrik 26, 2017 04:41Kriza e emigrantëve në Gjermani dhe në shumë vende evropiane po thellohet akoma më shumë. Pikërisht kjo çështje është bërë shkak për shfaqjen e rrymave radikale dhe ekstremiste që janë ngritur kundër emigrantëve jo vetëm në Gjermani por edhe në vende të tjera. Në Gjermani po vihet re një radikalizim i ndjeshëm i ekstremistëve të djathtë që kërcënojnë, sipas autoriteteve, “dhunë ekstreme e deri dhe veprime terroriste”.
-
Takimi trepalësh midis liderëve të Italisë, Francës dhe Gjermanisë në lidhje me krizën e emigrantëve
Korrik 13, 2017 16:26Pak para nisjes së Samitit të Triestes për vendet e Ballkanit Perëndimor, u zhvillua një takim mes Kancelares Angela Merkel, kryeministrit italian, Paolo Gentillioni dhe atij të Francës Emanuele Macron.
-
Ai fajëson BE-në për vdekjet e emigrantëve në Mesdhe
Korrik 06, 2017 10:26Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International (AI) fajësoi “dështimin e politikave të Bashkimit Evropian” për numrin e madh të vdekjeve të refugjatëve dhe emigrantëve në Detin Mesdhe.
-
Italia kërcënon për emigrantët
Korrik 02, 2017 06:11Italia ka kërcënuar se do të mbyllë kufijtë e saj për emigrantët. Me arsyetimin se vendet e tjera të BE-së po tregohen indiferente nga krizës së azil-kërkuesve, Italia ka kërcënuar se do të bllokojë portet e saj në jug të vendit dhe se nuk do të lejojë më ankorimin e barkave që mbajnë emigrantët që vijnë nga shtetet afrikane.
-
Përleshje mes policisë dhe emigrantëve në kufirin me Francën
Qershor 27, 2017 02:59Policia italiane është përleshur me disa emigrantë në kufirin me Francën.
-
Shpëtohen më shumë se 700 emigrantë në Mesdhe
Qershor 26, 2017 09:10Rojet bregdetare të Irlandës kanë shpëtuar më shumë se 700 emigrantë në Detin Mesdhe në afërsi të brigjeve me Libinë.