-
Një qendër e sigurisë së regjimit sionist: 95% e protestave në botë kundër Izraelit
Nëntor 13, 2023 16:29Duke iu referuar rënies së ndjeshme të mbështetësve të regjimi pushtues sionist në Perëndim dhe Amerikë, Qendra për Studime të Sigurisë së Brendshme të regjimit sionist në një raport të saj ka shkruar: "95% e demonstratave botërore në reagim të luftës aktuale në Rripin e Gazës janë në mbështetje të Palestinës dhe kundër Izraelit".
-
OKB: Izraeli ka privuar palestinezët nga dhjetëra miliarda dollarë të ardhura të naftës dhe gazit
Nëntor 13, 2023 16:10Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin njoftoi në një raport se pushtimi dhe kontrolli i Izraelit mbi burimet natyrore palestineze i privon ata të përfitojnë nga dhjetëra deri në qindra miliarda dollarë të ardhura.
-
Politikani republikan amerikan: Shumë prej ushtarëve izraelit më 7 tetor janë vrarë nga forcat veta
Nëntor 13, 2023 15:26Politikani republikan amerikan tha se shumë ushtarë të regjimit sionist u vranë nga vetë forcat e regjimit më 7 tetor (fillimi i operacionit të befasishëm Stuhia Al-Aksa) për shkak të mungesës së informacionit dhe përcaktimit të gabuar.
-
Vriten dy komando izraelite në Gaza
Nëntor 13, 2023 15:04Ushtria e regjimit pushtues sionist ka pranuar se janë vrarë dhe plagosur disa komando dhe ushtarë të këtij regjimi gjatë sulmit tokësor kundër Rripit të Gazës.
-
Hamas: Deklarata e samitit të Riadit ishte zhgënjyese
Nëntor 13, 2023 14:23Një prej liderëve të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) e përshkruar zhgënjyese deklaratën e samitit të Riadit të zhvilluar dy ditë më parë dhe deklaroi: "Vendet arabe dhe islamike nuk kanë përdorur mekanizmat e fuqisë së tyre".
-
Kanani: Sulmi barbar ndaj spitalit Al-Shifa, rezultat i heshtjes së Bashkësisë Ndërkombëtare
Nëntor 13, 2023 13:33Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, duke mbajtur fotografi të spitalit "Shifa" të Gazës, deklaroi: "Kur bota qëndroi në heshtje përballë sulmit ndaj spitalit Al-Mu'amedani, regjimi sionist gjeti guximin për të sulmuar spitalin "Shifa"".
-
Bombardime të rënda në Rripin e Gazës/vazhdojnë luftimet e luftëtarëve palestinezë kundër forcave izraelite
Nëntor 13, 2023 12:59Burimet palestineze raportuan për vazhdimin e sulmeve ajrore izraelite në zona të ndryshme të Rripit të Gazës dhe theksuan betejën e rëndë që po zhvillohet mes luftëtarëve të rezistencës palestineze dhe ushtrisë sioniste në veriperëndim të Rripit të Gazës.
-
Përleshje të ashpra mes luftëtarëve palestinezë dhe forcave të regjimit pushtues sionist në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor
Nëntor 13, 2023 12:44Forcat ushtarake të regjimit pushtues sionist kanë sulmuar rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë dhe janë përleshur me luftëtarët palestinezë.
-
Amir Abdulahjan: Samiti i Riadit tregoi edhe njëherë rëndësinë e çështjes së Palestinës
Nëntor 13, 2023 12:37Ministri i punëve të jashtme të Iranit duke folur për organizimin e takimit urgjentë të krerëve të vendeve islamike dhe arabe në Riad të Arabisë Saudite, deklaroi: "Ky samit edhe njëherë tregoi rëndësinë e çështjes së Palestinës dhe Kudsit si një faktor i rëndësishëm për integrim dhe unitet në botën islame".
-
Aktivistët kërkojnë bojkotimin e kompanive bashkëpunëtore në krimet e Izraelit
Nëntor 13, 2023 08:42Që nga 7 tetori, kur filloi lufta e Izraelit në Rripin e Gazës, thirrjet në mbarë botën për bojkotimin e regjimit, si dhe të kompanive, produkteve dhe markave që e kanë ndihmuar drejtpërdrejt ose indirekt regjimin janë rritur shumë.