Hamas: Deklarata e samitit të Riadit ishte zhgënjyese
Një prej liderëve të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) e përshkruar zhgënjyese deklaratën e samitit të Riadit të zhvilluar dy ditë më parë dhe deklaroi: "Vendet arabe dhe islamike nuk kanë përdorur mekanizmat e fuqisë së tyre".
Samiti i përbashkët i Ligës Arabe dhe i Organizatës për Bashkëpunim Islamik u zhvillua ditën e shtunë me qëllim shqyrtimin e rrugëve për ndërprerjen e luftës në Rripin e Gazës kur morën pjesë krerët e vendeve arabe dhe islamike në Riad të Arabisë Saudite, gjë që sipas ekspertëve dhe analistëve të ndryshëm, nuk rezultoi në ndërmarrjen e asnjë veprimi konkret.
Kanali televiziv Al-Mayadeen njoftoi se Osama Hamdan, një nga udhëheqësit e Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), në një konferencë shtypi e përshkroi deklaratën përfundimtare të takimit arabo-islamik në Riad si "zhgënjyese".
Hamdan tha: "Ne prisnim që vëllezërit tanë arabë dhe myslimanë të përdornin mekanizmat e fuqisë së tyre në takimin e Riadit me qëllim të ndalimit të vuajtjeve të popullatës civile të Rripit të Gazës".
Osama Hamdan shtoi: "Vetëm qytetarët palestinezë të Rripit të Gazës do të sundojë këtë rajon. Gjaku dhe jetët tona do të jenë çmimi i lirisë sonë”.
Osama Hamdan në vazhdim duke përmendur bombardimet e spitaleve në Gaza theksoi: “Regjimi pushtues sionist u përpoq ta mbante të fshehtë krimin e tij kur bombardoi spitalin al-Mu'amedani, por sot po bombardon spitalet me avion luftarakë. Përgjegjësia e këtyre krimeve është mbi supet e të gjithë atyre që nuk mundën të bënin asgjë për ta ndaluar atë".
Duke theksuar se ushtria pushtuese sioniste pëson humbje të dhimbshme ditë e natë në çdo metër katror në rrugët e Gazës, ky udhëheqës i Hamasit shtoi: "Ata ushtarë që nuk vriten në fushën e betejës do të vriten nga raketat El-Jasin 105 brenda tankeve Merkava".
Lëvizja e Xhihadit Islamik të Palestinës kritikoi ashpër takimin e djeshëm në Riad dhe deklaroi: "Deklarata përfundimtare e këtij takimi tregon se të gjitha vendet arabe dhe islamike i janë shmangur detyrave të tyre dhe kanë anashkaluar detyrën e mbrojtjes së sigurisë kombëtare arabe dhe islamike dhe kanë braktisur së Palestinën dhe popullin e saj duke e lënë vetëm atë përball regjimit sionist dhe mbështetësve të tij perëndimorë”.