Gazeta Independent raportoi se ministri i Jashtëm britanik David Cameron donte të ndante 350 miliardë dollarë nga fondet e ngrira ruse për rindërtimin e Ukrainës dhe për të mbuluar kostot e luftës.
Irani dhe Rusia kanë nënshkruar një marrëveshje për të bërë përpjekje të përbashkëta për të kundërshtuar sanksionet e njëanshme të vendosura ndaj dy vendeve.
Kryeministri hungarez Viktor Orbán tha në Zyrih të Zvicrës se zgjidhja e Bashkimit Evropian për luftën në Ukrainë ka dështuar dhe se Rusia nuk mund të mposhtet dhe për këtë arsye Bashkimi Evropian duhet të kalojë në një plan të ri veprimi.
Zëdhënësi i presidencës ruse tha se ekonomia e këtij vendi është përshtatur me sanksionet kundra-ruse të Perëndimit që u vendosën me pretekstin e luftës në Ukrainë dhe nuk ka frikë nga vendosja e më shumë sanksioneve nga vendet perëndimore.
Përfaqësia e Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara mohoi pretendimin e Wall Street Journal për vendimin e Shteteve të Bashkuara dhe Katarit për të bllokuar 6 miliardë dollarë nga paratë e liruara të Iranit në Katar.
Presidenti francez Emmanuel Macron iu përgjigj kërkesave për embargo ndaj Republikës së Azerbajxhanit për shkak të zhvillimeve në Karabakh, duke thënë se nuk ka ardhur koha për embargo ndaj Bakusë.
Bashkimi Evropian është duke shqyrtuar mundësinë e sanksionimit ndaj Serbisë, edhe pse Beogradi përpiqet të “pastrohet” pas sulmit terrorist në veri të Kosovës.
Kosova po kërkon sanksionimin e Serbisë pas dëshmive të reja se financoi grupin terrorist që sulmoi policinë e Kosovës më 24 shtator.
Në një fjalim, përfaqësuesi i Armenisë në Bashkimin Evropian kërkoi nga Brukseli që të sanksionojë Republikën e Azerbajxhanit për shkak të operacioneve ushtarake në rajonin e Nagorni-Karabakh.
Kina u ka bërë thirrje vendeve që të heqin "sanksionet e tyre të njëanshme e të paligjshme" të vendosura ndaj Sirisë në mes të përpjekjeve të Pekinit për të rritur angazhimet e tij ekonomike me Damaskun.