-
Open Ballkan, qeveria e Shqipërisë marrëveshje të tregtisë së lirë me Serbinë e Maqedoninë, Rama përjashton Kosovën
Tetor 13, 2021 12:30Qeveria shqiptare ka miratuar marrëveshjen e parë me Serbinë e Maqedoninë e Veriut për tregtinë e lirë. Në vendim nuk përfshihet Kosova, ndërsa ministrja Delina Ibrahimaj shprehet se vendimi është në kuadër të nismës Open Ballkan.
-
Në Shkodër ditën e sotme është paralajmëruar një protestë e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve.
Tetor 13, 2021 06:25Tubimi qytetar pritet të nisë në orën 17:00, ndërsa organizatorët kanë shpërndarë njoftime në rrjetet sociale, ku thuhet se protesta ka si qëllim kundërshtimin e rritjes së çmimit të karburanteve, energjisë dhe ushqimeve.
-
FMN sugjeron ndihmën ndaj qytetarëve
Tetor 13, 2021 06:25Përballja e Shqipërisë me rritjen e çmimeve, përfshi dhe koston që do të marrë nga energjia e shtrenjtuar është e rrezikshme.
-
Ministrja e Financave: Borxhi publik deri në fund të vitit mund të shkojë në 80%
Tetor 12, 2021 05:34Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se borxhi publik është aktualisht në nivelin 77%, ndërsa paralajmëron rritje të tij deri në fund të këtij viti.
-
Rusia kritikon deklaratat e Ramës
Tetor 11, 2021 17:24Rusia e ka kritikuar kryeministrin shqiptar Edi Rama për deklaratën se dikur Kosova dhe Shqipëria mund të bëhen bashkë.
-
Kriza energjetike, PD, padi në SPAK për korrupsion e keqmenaxhim
Tetor 11, 2021 06:15Demokratët insistojnë në qëndrimin e tyre se Shqipëria nuk ka krizë energjetike, por keqmenaxhim nga ana e qeverisë.
-
Rama për medien spanjolle: Tensionet Kosovë-Serbi janë pjesë e procesit, e ardhmja jonë është në BE
Tetor 10, 2021 11:04Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për një televizion spanjoll se është koha që BE të nisë negociatat formale me Shqipërinë. Rama u shpreh se në marrëdhëniet e Shqipërisë me Spanjën ka një potencial të madh dhe është lajm i mirë që Spanja kërkon të jetë e pranishme në zonën tonë.
-
Shqipëria arrin fitore historike ndaj Hungarisë
Tetor 10, 2021 04:36Shqipëria ka arritur një fitore tejet të rëndësishme ndaj Hungarisë në “Pushkash Arena” të Budapestit.
-
Basha kundërshton planin e qeverisë për krizën energjetike: “Krizë” për të fshehur vjedhjen
Tetor 10, 2021 04:36Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një reagim mbi planin e qeverisë për përballimin e krizës së energjisë, e cilëson si “fshehje për vjedhjet e radhës”.
-
Rama ka plan bashkimin e Shqipërisë me Kosovën
Tetor 09, 2021 10:57Kryeministri Edi Rama tha se ka për cak në karrierën e tij aspiratën e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën.