-
Ajetullah Khamenei: Përndjekja dhe ndëshkimi i autorëve dhe urdhëruesve të atentatit terrorist ndaj dëshmorit Fakhrizade në krye të prioriteteve
Nëntor 28, 2020 09:08Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke dënuar atentatin terrorist ndaj dëshmorit Mohsen Fakhrizade, theksoi: “Dy çështje të rëndësishme të gjitha organet shtetërore duhet t’i vendosin në krye të prioriteteve të tyre. E para është përndjekja dhe hetimi i këtij krimi dhe ndëshkimi i prerë i autorëve dhe urdhëruesve të këtij atentati terrorist dhe çështja tjetër është vazhdimi i punës shkencore dhe teknike të dëshmor Fakhrizade në të gjitha sektorët ku punonte ai”.
-
Vrasja e "Mohsen Fakhrizadeh"; Përsëritje e skenarit të dështuar të frenimit të zhvillimit shkencore në Iran;
Nëntor 28, 2020 05:56Mohsen Fakhrizadeh, kreu i Organizatës së Kërkimit dhe Inovacionit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Mbështetjes së Forcave të Armatosura Iraniane, u martirizua dje në mbrëmje në një sulm terrorist në periferi të Teheranit.
-
Amerikanët reagojnë ndaj vrasjes së dëshmorit Fakhrizadeh
Nëntor 28, 2020 05:56Në reagim ndaj vrasjes së dëshmorit Mohsen Fakhrizadeh, figurat politike, shkencore dhe kërkimore amerikane e quajtën atë një komplot për të parandaluar diplomacinë me Iranin.
-
Mesazhi me shkrim i Iranit për Këshillin e Sigurimit të KB lidhur me martirizimin e Fakhrizadeh
Nëntor 28, 2020 05:56Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara i ka dërguar një mesazh me shkrim Këshillit të Sigurimit duke theksuar se ka shenja serioze se regjimi sionist është përgjegjës për vrasjen e shkencëtarit bërthamor iranian.
-
Ruhani: martirizimi i "Fakhrizadeh" nuk prish vullnetin e shkencëtarëve
Nëntor 28, 2020 05:56Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh tha: "Armiqtë duhet ta dinë se me martirizimin e Dr. Mohsen Fakhrizadeh, nuk do të ketë asnjë ndryshim në vullnetin e të rinjve dhe shkencëtarëve të Iranit Islamik në ndjekjen e rrugës së zhvillimit të përshpejtuar shkencor dhe arritjes së majave të nderit."
-
Reagimi i KB ndaj vrasjes së shkencëtarit bërthamor iranian
Nëntor 28, 2020 05:56Në reagim ndaj vrasjes së shkencëtarit bërthamor iranian, Sekretari i Përgjithshëm i KB-së u bëri thirrje të dy palëve të tregojnë vetë-përmbajtje.
-
Reagimi i Sionistëve ndaj vrasjes së Dëshmorit Fakhrizadeh
Nëntor 27, 2020 15:53Disa minuta pas vrasjes së Mohsen Fakhrizadeh, një shkencëtar i shquar bërthamor iranian pranë Teheranit, media e regjimit sionist raportoi për këtë çështje.
-
Gjeneral Brigade Dehkan: Vrasësit e Dëshmorit Fakhrizadeh do t'i bëjmë të pendohen
Nëntor 27, 2020 15:19Gjeneral brigade Husein Dehkan, këshilltar ushtarak i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei, në një postim reagoi ndaj martirizimit të dr. Mohsen Fakhrizadeh, duke u zotuar për një përgjigje dërrmuese ndaj autorëve të këtij krimi.
-
Zarif dënon ashpër sulmin terrorist në afërsi të Teheranit
Nëntor 27, 2020 15:05Në një deklaratë, Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif dënoi ashpër sulmin terrorist në afërsi të Teheranit, duke thënë se kishte "indikacione serioze" të rolit të regjimit izraelit në vrasjen e Mohsen Fakhrizadeh, një profesor i fizikës në Universitetin Imam Hussein të Teheranit.
-
Fizikanti i shquar iranian u martirizua nga terroristët në afërsi të Teheranit
Nëntor 27, 2020 14:56Fizikanti i shquar iranian Mohsen Fakhrizadeh është vrarë në një sulm terrorist pranë kryeqytetit Teheran.