-
Moska: Më shumë se 180 mercenarë të huaj janë vrarë në Ukrainë
Mars 14, 2022 07:11Ministria e Mbrojtjes e Rusisë thotë se më shumë se 180 mercenarë të huaj janë vrarë në një sulm në një qendër trajnimi ushtarak në Ukrainë.
-
Kriza e Ukrainës trondit tregjet e energjisë
Mars 14, 2022 06:00Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës i ka shtyrë çmimet e energjisë në nivele të paprecedentë. SHBA ka njoftuar ndalimin e importeve të energjisë nga Rusia. Ka shqetësime se ndërsa kriza përkeqësohet, Rusia mund të shkurtojë furnizimet me gaz në Evropë.
-
Rusia akuzon SHBA-në për sponsorizimin e laboratorëve biologjikë në Ukrainë
Mars 14, 2022 04:00Rusia i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara t'i shpjegojnë botës se pse mbështeti dhe financoi një program biologjik ushtarak në Ukrainë që përfshin patogjenë vdekjeprurës. Kievi ka mohuar kryerjen e ndonjë programi të tillë ndërsa Uashingtoni e përshkruan akuzën ruse si absurde.
-
Rusia bombardon bazën ushtarake në Lviv, pranë Polonisë
Mars 13, 2022 16:20Të dielën forcat ruse kanë shtrirë sulmin e tyre në Perëndim të Ukrainës, duke bombarduar një bazë ushtarake në qytetin e Lviv, i cili është vetëm 80 kilometra larg kufirit me Poloninë, vend anëtar i NATO-s.
-
Borrell: Zona e ndalim-fluturimit në Ukrainë çon në Luftën e Tretë Botërore
Mars 13, 2022 16:19Shefi i politikës së jashtme të BE-së tha se krijimi i një zone ndalim-fluturimi në Ukrainë do të çonte në Luftën e Tretë Botërore.
-
Rusët ndryshojnë taktikën e luftës në Ukrainë?
Mars 13, 2022 16:19Gjeneralët rusë rishikuan taktikat e tyre për ofensivën në Kiev duke hapur një front të ri në perëndim dhe duke sulmuar qytetin Lviv.
-
Perëndimi bllokon 300 miliardë dollarë rezerva valutore të Rusisë
Mars 13, 2022 16:17Ministri rus i financave ka thënë se sanksionet perëndimore kanë ngrirë rreth 300 miliardë dollarë nga 640 miliardë dollarët rusë në rezervat valutore dhe ar.
-
Për Putinin gjërat nuk po shkojnë mirë në Ukrainë
Mars 13, 2022 16:15Në fjalimin e fundit drejtuar familjeve të ushtarëve që luftojnë në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin duket se ka pranuar se gjërat nuk po shkojnë aq mirë sa mund të pritej.
-
Ministri i Jashtëm ukrainas shpall gatishmërinë për të negociuar me Rusinë
Mars 13, 2022 06:04Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka njoftuar se Kievi është i gatshëm të negociojë me Rusinë për t'i dhënë fund luftës.
-
Njeriu më i pasur i Rusisë e ka paralajmëruar Putinin
Mars 13, 2022 06:03Njeriu më i pasur i Rusisë i tha Putinit se sekuestrimi i aseteve të kompanive të huaja, do të thotë kthim 100 vjet pas d.m.th. në vitin 1917!