Oficeri amerikan: Ne kemi trajnuar neonazistët në Ukrainë
Një ish-oficer i forcave detare të Amerikës ka konfirmuar se ushtria e Amerikës, e Britanisë dhe Kanadasë kanë trajnuar neonazistët e Ukrainës.
Gjatë zhvillimit të luftës së Ukrainës në javët e fundit përveç emrit të ushtrisë së Ukrainës, po dëgjohet edhe emri "Bataliani Azof" që përbëhet nga ushtarë të cilët po luftojnë me uniforma më të ndryshme dhe siç duket këta ushtarë nuk kanë kurrfarë lidhje me ushtrinë e Ukrainës.
Faqja informative agjencisë së lajmeve Sputnik njoftoi se Scot Rihter, ish-oficer i forcave detare të Amerikës në lidhje me këtë çështje, ka thënë: "Njësitë e huaja kanë udhëtuar në Ukrainë dhe kanë formuar njësitë e nacionalistëve ekstremistë në perëndim të Ukrainës. Qëllimi i këtyre njësive është rrëzimi i presidentit legjitim të Ukrainës dhe zbatimi i politikave të dhunshme në këtë vend. Ndikimi i këtyre njësive me forca neonaziste është bërë aq i rrezikshëm sa që neonazistët kanë kërcënuar edhe Petro Poroshenko, ish-kryeministrin e Ukrainës. Brigadat nacionaliste ekstremiste nuk janë shpërbërë me arrestimin dhe ekzekutimin e personave, por ato janë shndërruar në forca të Ukrainës dhe përfaqësuesit e tyre ndodhen në çdo vend. Ajo çfarë ishte më së shumti problematike, është dërgimi i ushtarëve britanik, amerikanë dhe kanadezë në Ukrainë dhe trajnimi i strukturave të reja neonaziste që në krye të tyre është Batalioni Azof".
Gjithashtu sipas presidentit rus Vladimir Putin, ky grup me ndikim të madh është duke e përhapur nazizmin në Ukrainë, prandaj ky vend duhet të çlirohet nga ndikimi i nazistëve.