-
Berisha: Rinia është e ardhmja e një shoqërie dhe një kombi, vajzat janë kurora
Prill 29, 2023 13:50Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën që ka mbajtur nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike është shprehur se rinia është e ardhmja e një shoqërie dhe një kombi.
-
Zgjedhjet e 14 majit, OSBE/ODIHR publikon raportin e ndërmjetëm
Prill 29, 2023 04:54Kur na ndajnë vetëm dy javë nga zgjedhjet vendore të 14 majit, misioni i ODIHR për ka publikuar një raport të ndërmjetëm për këtë proces zgjedhor.
-
Deklarata e ambasadorit amerikan në Serbi, Çanak: Po mbron doktrinën e vet
Prill 29, 2023 04:54Nenad Çanak, deputet në Serbi komentoi për “Balkan Talks” në Euronews Albania deklaratën e Kristofor Hill, ambasadorit amerikan në Beograd i cili ndërsa fliste për marrëveshjen e Ohrit tha se elementi më i rëndësishëm që nxorëm nga bisedimet në Ohër, është që Serbia ka përqafuar të ardhmen e saj evropiane dhe ka një plan të qartë si të shkojë drejt saj. Ka ende shumë punë, por Shtetet e Bashkuara janë këtu për të ndihmuar.
-
Schmidt ndryshon Kushtetutën për të mundësuar formimin e qeverisë në Bosnje
Prill 28, 2023 11:28Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, bëri ndryshime të përkohshme në Kushtetutën e entitetit të Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës, që pritet ta lehtësojnë formimin e Qeverisë së Federatës si dhe ligjeve penale për parandalimin e mashtrimeve zgjedhore.
-
Hekurudha Tiranë-Durrës, vitin e ardhshëm përfundon projekti
Prill 28, 2023 11:28Në mars të vitit të ardhshëm pritet të përfundojë projekti për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës.
-
Kosova dhe Serbia në qendër të debatit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Prill 27, 2023 16:32Thirrjet për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi dhe akuzat e ndërsjella të përfaqësuesve të të dyja palëve për mospërmbushje të detyrimeve ndërkombëtare, përshkuan debatin e së enjtes në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.
-
Osmani vizitë në Shkup: Të zbatohet ligji për gjuhën shqipe
Prill 27, 2023 04:57Në vizitën e parë si presidente e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Vjosa Osmani u bëri thirrje autoriteteve maqedonase që të fuqizojnë rolin e shqiptarëve si shtet-formues dhe shtet-ndërtues.
-
Presidentja e Kosovës: Anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO, objektiv i rëndësishëm
Prill 27, 2023 04:57Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se qëllimi i radhës i Prishtinës është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimi në aleancën ushtarake të NATO-s.
-
Asambleja e Republikës Serpska kërkon dorëheqjen e serbëve nga Kushtetuesja e Bosnjës
Prill 27, 2023 04:57Asambleja e Republikës Serpska të mërkurën, më 26 prill, miratoi konkluzionin, përmes të cilit u bën thirrje gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës nga radhët e popullit serb, të japin dorëheqjen.
-
“Një ditë e mirë për Kosovën”, Lulzim Basha.
Prill 25, 2023 08:19Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar me anë të një postimi në Facebook për kalimin me sukses të fazës së parë të Kosovës për anëtarësimin në Këshillin Europian.