-
Serbia liroi të akuzuarin kryesor për tensionet e fundit në veri të Kosovës
Tetor 05, 2023 07:58Autoritetet e Beogradit të mërkurën në mbrëmje liruan ish-nënkryetarin e partisë “Lista serbe”, Milan Radoicic, i cili u arrestua të martën pasi pranoi se kishte planifikuar një sulm që vrau një oficer policie në veri të Kosovës.
-
Shtohen zërat në BE që kërkojnë vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë
Tetor 04, 2023 20:51Bashkimi Evropian është duke shqyrtuar mundësinë e sanksionimit ndaj Serbisë, edhe pse Beogradi përpiqet të “pastrohet” pas sulmit terrorist në veri të Kosovës.
-
Kosova kërkon që të sanksionohet Serbia
Tetor 03, 2023 21:04Kosova po kërkon sanksionimin e Serbisë pas dëshmive të reja se financoi grupin terrorist që sulmoi policinë e Kosovës më 24 shtator.
-
Rama nga Kroacia: Pozitive zmbrapsja e ushtrisë serbe, dialogu e vetmja rrugë
Tetor 03, 2023 10:57Kryeministri Edi Rama dënoi nga Kroacia vrasjen e efektivit të policisë Afrim Bunjaku, nga agresorët serbë, si dhe shpalljen e ditës së zisë në Beograd.
-
Serbia aktivizon 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën
Tetor 02, 2023 08:14Pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit i cili u zmbraps falë njësiteve speciale të Policisë së Kosovës, banorët e brezit kufitar me Serbinë thonë se ndjehen të frikësuar e të rrezikuar nga prania e xhandarmërisë së Serbisë.
-
Forcat serbe pas paralajmërimit amerikan tërhiqen nga kufiri i Kosovës
Tetor 01, 2023 10:43Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tërhoqi disa nga trupat e tij nga kufiri me Kosovën pasi SHBA kërcënoi me masa ndëshkuese.
-
Serbia ka vendosur afër kufirit edhe artilerinë e rëndë
Shtator 30, 2023 20:43Pas lëvizjeve të njësive ushtarake të Forcave të Armatosura të Serbisë në drejtim të vijës kufitare me Kosovën, reagoi edhe Qeveria e Kosovës.
-
Ish -shefi i shtabit të ushtrisë serbe: Qëllimi i Vuçiq telefonata me Blinken, për atë e çoi ushtrinë afër kufirit
Shtator 30, 2023 12:23Ish-kryekomandanti i ushtrisë serbe, opozitari serb, Zdravko Ponos, ka shkruar lidhur me shqetësimet e fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendosjen e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën dhe për telefonatën që presidenti serb, Aleksander Vucic, ka marrë nga numri dy i SHBA-së, Antony Blinken.
-
Kurti pas tensioneve në kufi thotë se zotimi i Thaçit s’e lejon dërgimin e FSK’së në Veri
Shtator 30, 2023 12:20Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij para Këshillit të Përgjithshëm të VV-së ka thënë se për shkak të zotimit të ish-preisdentit Hashim Thaçi, FSK-ja s’mund të vendoset në veri, megjithatë ka shtuar se ai vakum atje duhet mbushur. Kurit ka thënë se për një gjë të tillë Kosova është duke shtuar bashkëpunimin partnerë e aleatë, e këta të fundit janë duke shtuar praninë e NATO-s dhe KFOR-it në veri.
-
Petritsch për situatën në veri: Ka rrezik që të kthehet në konflikt të armatosur, por ShBA dhe BE janë gati ta parandalojnë
Shtator 30, 2023 12:18Ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, diplomati austriak, Wolfgang Petrisch, ka thënë se Kosova është duke u përballur me “krizën më të rrezikshme”, që nga shpallja e pavarësisë më 2008 dhe se gjërat mund të dalin shumë lehtë nga kontrolli dhe të shkatërrojnë gjithçka që është arritur përmes dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në 10 vjetët e kaluara.