-
Bagheri Kani: Irani rezervon të drejtën për t'iu përgjigjur vrasjes së Haniyeh
Korrik 31, 2024 16:11Ministri i Jashtëm në detyrë i Iranit, Ali Bagheri Kani, ka përsëritur se Irani ka të drejtën për t'iu përgjigjur vrasjes së liderit të lartë të rezistencës palestineze Ismail Haniyeh në tokën iraniane nga regjimi izraelit.
-
Gjeneral-major Bagheri: Martirizimi i Haniyeh do të hapë rrugën për unitet të mëtejshëm të rezistencës
Korrik 31, 2024 17:09Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit në një mesazh ngushëllimi për dëshmorin e Ismail Haniyeh shkroi: "Kjo ngjarje do të çojë në unitet më të madh të Frontit të Rezistencës Islame dhe botës islame dhe në humbje që do të jenë shumë herë më të dhimbshme se ato të së kaluarës për regjimin e urryer sionist dhe mbështetësit e tij, veçanërisht për Amerikën terroriste".
-
Erdogan: Duhet të ndalet terrorizmi i Izraelit në rajon
Korrik 31, 2024 15:41Presidenti i Turqisë ka dënuar ashpër atentatin terrorist ndaj Ismail Hanije, shefit të zyrës politike të Rezistencës Islamike të Palestinës dhe ka deklaruar se ky krim është kryer në kuadër të përpjekjeve për ta zhdukur çështjen e Palestinës dhe për dobësimin e moralit të rezistencës në Rripin e Gazës, prandaj duhet t'i jepet fund terrorit të Izraelit në rajon.
-
Pezeshkian: Sionistët së shpejti do të shikojnë rezultatet e veprimit të tyre terrorist
Korrik 31, 2024 14:49Presidenti i Republikës Islamik të Iranit ka reaguar ashpër ndaj atentatit terrorist ndaj shefit të zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës dhe ka theksuar se Irani do t'i bëjë pushtuesit terroristë të pendohen për veprimin e tyre frikacak dhe terrorist.
-
Komunikata e Gardës së Revolucionit Islamik: Terroristët sionistë do të përballen me një përgjigje të ashpër
Korrik 31, 2024 13:49Garda e Revolucionit Islamik të Iranit me anë të një komunikate për informim, në lidhje atentatin terrorist ndaj shefit të zyrës politike të Rezistencës Islamike të Palestinës, ka theksuar: "Me padyshim se ky krim i regjimit pushtues sionist do të përballet me përgjigje të ashpër dhe të dhimbshme nga ana e Frontit të Fuqishëm dhe të Rezistencës dhe në mënyrë speciale nga ana e Iranit Islamik".
-
Qeveria iraniane shpall tre ditë zie kombëtare pas martirizimit të Ismail Hanije
Korrik 31, 2024 13:44Qeveria e Republikës Islamike të Iranit pas martirizimit të shefit të zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), ka shpallur tre ditë zie.
-
Lideri suprem i Revolucionit Islamik: Regjimi sionist ka krijuar rrethanat që të marrë ndëshkim të ashpër
Korrik 31, 2024 13:25Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit pas atentatit terrorist ndaj shefit të zyrës politike të Rezistencës Islamike të Palestinës në Teheran, theksoi: "Regjimi pushtues sionist ka krijuar rrethanat që të marrë ndëshkim të ashpër për vete".
-
Martirizohet Ismail Haniyeh dhe një prej truprojave të tij në Teheran
Korrik 31, 2024 04:27Zyra për marrëdhëniet me Publikun e IRGC njoftoi martirizimin e kreut të zyrës politike të Hamasit dhe një prej truprojave të tij si pasojë e goditjes së banesës së tyre në Teheran.
-
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit: Gjaku i dëshmorit Haniyeh nuk do të shkojë kot
Korrik 31, 2024 04:27Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke ngushëlluar martirizimin e kreut të byrosë politike të Hamasit, tha: "Pa dyshim, gjaku i pastër i këtij Luftëtari të denjë dhe hero nuk do të humbasë kurrë".
-
Lideri Suprem i Revolucionit Islamik: Flamuri më i lartë i Islamit është në duart e popullit të Gazës
Korrik 30, 2024 17:58Lideri Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, duke vlerësuar luftën, sakrificën dhe qëndresën e popullatës palestineze në Rripin e Gazës, deklaroi: "Sot, flamuri më i lartë i Islamit është në duart e popullit palestinez të Rripit të Gazës".