Martirizohet Ismail Haniyeh dhe një prej truprojave të tij në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i160880-martirizohet_ismail_haniyeh_dhe_një_prej_truprojave_të_tij_në_teheran
 Zyra për marrëdhëniet me Publikun e IRGC njoftoi martirizimin e kreut të zyrës politike të Hamasit dhe një prej truprojave të tij si pasojë e goditjes së banesës së tyre në Teheran.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 31, 2024 07:57 Europe/Tirane
  • Martirizohet Ismail Haniyeh dhe një prej truprojave të tij në Teheran

 Zyra për marrëdhëniet me Publikun e IRGC njoftoi martirizimin e kreut të zyrës politike të Hamasit dhe një prej truprojave të tij si pasojë e goditjes së banesës së tyre në Teheran.

Sipas raportit të agjencisë së lajmeve IRIB, zyra për marrëdhëniet e përgjithshme me publikun e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike në një njoftim deklaroi: Ismail Haniyeh, kreu i zyrës politike të Hamasit dhe një nga truprojat e tij u martirizuan në banesën e tyre në Teheran. Shkaku dhe përmasat e kësaj ngjarjeje janë duke u hetuar dhe rezultatet do të bëhen të ditura më vonë. Duhet theksuar se Ismail Haniyeh, kreu i zyrës politike të Hamasit, ishte i pranishëm dje (e martë) në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të 14-të.