Qeveria iraniane shpall tre ditë zie kombëtare pas martirizimit të Ismail Hanije
Qeveria e Republikës Islamike të Iranit pas martirizimit të shefit të zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), ka shpallur tre ditë zie.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se pas martirizimit të shefit të zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinë, qeveria e Republikës Islamike të Iranit ka shpallur tre ditë zie kombëtare.
Në deklaratën për informim të qeverisë së Republikës Islamike të Iranit duke vë në dukje martirizimit të komandantit të shquar dhe luftëtarit të madh Ismail Hanije, shefit të zyrës politike të Rezistencës Islamike të Palestinës, ngjarje kjo që shkaktoi dhimbje në zemrat e të gjithë ndjekësve të shkollës së rezistencës dhe të të gjithë liridashësve të botës, thuhet: "Ky atentat terrorist është një faqe tjetër e zezë e krimeve regjimit pushtues dhe kriminel sionist. Qeveria e Republikës Islamike të Iranit dënon ashpër këtë veprim barbar dhe terrorist që shkel të gjitha parimet dhe ligjet njerëzore dhe ligjet ndërkombëtare thekson se ky veprim është tregues i qartë se regjimi sionist është një regjim terrorist i cili kryen krime të vazhdueshme në të gjitha rajonet dhe vendet e botës".
Në vazhdim të kësaj deklarate thuhet: "Qeveria e Republikës Islamike të Iranit duke shprehur ngushëllime për martirizimin e luftëtarit dhe liderit të madh të frontit të rezistencës, z. Ismail Hanije, për liderin suprem të Revolucionit Islamik, për popullin e Iranit dhe për popullin krenar dhe me dinjitet të Palestinës dhe për të gjithë Umetin Islam dhe Frontin e Rezistencës, u bënë thirrje të gjitha shteteve të pavarura dhe të gjithë personaliteteve liridashëse dhe me dinjitet për t'u përballur me bandën kriminele që sundon mbi territoret e pushtuara të Palestinës".