-
Përgjigja e Iranit ndaj deklaratës së ministrave të jashtëm të Shteteve të Bashkuara dhe Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik
Shtator 21, 2023 08:00Pas një takimi në Nju Jork, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit hodhi poshtë pretendimin që përmban deklarata e përbashkët e ministrave të jashtëm të Shteteve të Bashkuara dhe Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik për tre ishujt iranianë dhe theksoi: Përsëritja e akuzave të rreme në situatën aktuale të rajonit nuk mund t'u shërbejë interesave të qeverive dhe popujve të rajonit.
-
Protestuesit armenë kërkojnë dorëheqjen e Nikol Pashinyan
Shtator 21, 2023 09:00Të mërkurën, pas shpalljes së marrëveshjes së armëpushimit mes Bakusë dhe Jerevanit, banorët e kryeqytetit armen mbrëmjen e së mërkurës u përplasën me forcat e sigurisë të vendit duke u mbledhur para ndërtesave qeveritare në Jerevan.
-
Polonia paralajmëron ndërprerjen e mundshme të ndihmës së saj për Ukrainën
Shtator 21, 2023 09:00Polonia paralajmëroi Ukrainën për mundësinë e ndërprerjes së ndihmës së saj për vendin pasi Kievi paraqiti një ankesë kundër Varshavës në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT).
-
I dërguari i OKB-së mirëpret bisedimet e delegacionit të Sana'a në Riad
Shtator 21, 2023 09:00I dërguari i Kombeve të Bashkuara për çështjet e Jemenit përshëndeti negociatat e delegacionit të Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të këtij vendi në Riad.
-
Biden dhe Nentanjahu diskutojnë për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Arabisë Saudite
Shtator 21, 2023 09:00Kryeministri i regjimit sionist dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara diskutuan dje në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për normalizimin e marrëdhënieve mes sionistëve dhe Arabisë Saudite.
-
Shefi i OKB-së mesazh botës: “Kriza klimatike ka hapur dyert e ferrit”
Shtator 20, 2023 17:26Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha në një samit të liderëve të klimës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se koha po mbaronte për të trajtuar ndryshimet klimatike, pjesërisht falë “lakmisë së zhveshur” të interesave të karburanteve fosile.
-
Trazira në Armeni, demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit
Shtator 20, 2023 17:25Demonstruesit në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan, të cilët i bënë thirrje kryeministrit Nikol Pashinyan të jepte dorëheqjen, u përleshën me policinë. disa nga protestuesit tentuan të çajnë kordonin e policisë dhe të arrijnë te godina ku ndodhet qeveria.
-
Meloni: Italia nuk do të bëhet kampi i refugjatëve në Evropë
Shtator 20, 2023 17:23Kryeministrja e Italisë ka thënë se nuk do të lejojë që vendi që drejton të bëhet “kampi i refugjatëve të Evropës”, pasi mijëra njerëz që kërkonin strehim zbarkuan në brigjet e saj, duke bërë që Franca të forcojë kontrollet në kufirin e saj me Italinë.
-
Jemeni vendi më i ndoturi në botë për nga 'ndotja' me eksplozivët
Shtator 20, 2023 10:11Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) thotë se Jemeni ka një nga nivelet më të larta në botë të ndotjes me mina tokësore dhe eksplozivë të tjerë vdekjeprurës.
-
Shkëmbimi i të burgosurve dhe vazhdimi i qëndrimeve anti-iraniane të Uashingtonit
Shtator 20, 2023 06:22Pas shkëmbimit të suksesshëm të të burgosurve midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, pesë shtetas iranianë të cilët u ndoqën penalisht në mënyrë të paligjshme nga sistemi gjyqësor amerikan për shkak të aktiviteteve normale të biznesit u liruan dhe rreth 6 miliardë dollarë pasuri iraniane që ilegalisht ishin bllokuar në Korenë e Jugut u transferuan në Katar.