Shtator 20, 2023 20:53 Europe/Tirane
  • Meloni: Italia nuk do të bëhet kampi i refugjatëve në Evropë

Kryeministrja e Italisë ka thënë se nuk do të lejojë që vendi që drejton të bëhet “kampi i refugjatëve të Evropës”, pasi mijëra njerëz që kërkonin strehim zbarkuan në brigjet e saj, duke bërë që Franca të forcojë kontrollet në kufirin e saj me Italinë.

Giorgia Meloni tha në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York se numri i madh i refugjatëve që arrijnë në Lampedusa, ishull i vogël sicilian që për vite ka qenë porti i parë për njerëzit që kalonin një pjesë të rrezikshme të Detit Mesdhe nga Afrika e Veriut, e kishin vendosur Italinë nën presion të jashtëzakonshëm”. Lampedusa është bërë sërish pika e ndezjes së emigracionit në Evropë pasi më shumë se 11 mijë njerëz arritën atje brenda javës së fundit. Shumë njerëz përpiqen të bëjnë rrugën e tyre në veri drejt kufirit me Francën, ku për vite me radhë policia franceze ka përdorur taktika të pamëshirshme për ta bërë kalimin kufitar të padepërtueshëm. Meloni tha se “e ardhmja e Evropës është në rrezik” nëse vendet e BE-së nuk punojnë së bashku për të gjetur “zgjidhje serioze”. Më shumë se 2000 njerëz kanë vdekur në Mesdheun qendror ndërsa përpiqeshin të kalonin në Evropë deri më tani këtë vit, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.

 

Tags