NATO reagon ndaj tensioneve të përshkallëzuar midis Greqisë dhe Turqisë
(last modified Tue, 29 Sep 2020 07:25:10 GMT )
Shtator 29, 2020 09:25 Europe/Tirane
  • NATO reagon ndaj tensioneve të përshkallëzuar midis Greqisë dhe Turqisë

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) ka shprehur shqetësimin lidhur me përshkallëzimin e tensioneve midis Greqisë dhe Turqisë, dy anëtare të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE).

Sipas Agjencisë së Lajmeve Anatoliane, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në lidhje me tensionin midis Turqisë dhe vendeve mesdhetare, përfshirë Greqinë tha: "NATO ka paraqitur një plan për negociatat midis Turqisë dhe Greqisë me qëllim të zgjidhjes së mosmarrëveshjes." Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shtoi se bisedimet ushtarako-teknike midis Turqisë dhe Greqisë mund të ndihmojnë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis dy palëve në Mesdheun lindor. Tensionet janë intensifikuar javët e fundit në Mesdheun lindor lidhur me përpjekjet e Turqisë për të filluar shpimet dhe aktivitetet e kërkimit të energjisë në rajon. Greqia, së bashku me Francën dhe disa vende evropiane, pretendojnë se veprimet e Turqisë janë të paligjshme dhe provokuese dhe kanë paralajmëruar Ankaranë për pasojat. Por Turqia ka thënë se po siguron vetëm të drejtat e saj në Mesdhe. Turqia dhe Greqia kanë dallime serioze lidhur me burimet e naftës dhe gazit në Mesdheun lindor.

Tags