Zdravko Krivokapiq zgjidhet kryeministri i ri i Malit të Zi
Dhjetor 04, 2020 16:24 Europe/Tirane
Zdravko Krivokapiq është zgjedhur kryeministri i ri i Malit të Zi. Në seancë morën pjesë 70 deputetë, ku 41 prej tyre votuan për, 28 kundër dhe një ka abstenuar.
“Betohem që detyrën do ta kryej sipas Kushtetutës dhe ligjeve me nderë dhe përgjegjësi. Zoti më ndihmoftë”, ishin fjalët e para të shefit të ri të qeverisë në Mal të Zi. E pas betimit, kryeministri falënderoi deputetët për përkrahjen dhe tha se puna e tyre e përbashkët do të jetë në interes të shtetit të Malit të Zi.
Tags