Regjimi sionist krijon qendër trajnim ajror në Greqi
(last modified Sun, 27 Dec 2020 09:48:42 GMT )
Dhjetor 27, 2020 10:48 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist krijon qendër trajnim ajror në Greqi

Për të rritur praninë e tij në Mesdhe, regjimi sionist synon të krijojë një qendër trajnimi ajror, veçanërisht me synimin e trajnimit të pilotëve të forcave ajrore në Greqi.

Burimet greke raportuan se regjimi sionist synon të krijojë një qendër trajnimi ajror në zonën  Kalamata të Greqisë si pjesë e një projekti të përbashkët. Sipas faqes në internet të Akathi Marini, Greqia dhe regjimi izraelit ranë dakord pas pesë muaj negociatash për të krijuar një qendër trajnimi ajror në Greqinë e Jugut. Marrëveshja u paraqit në komitetin e mbrojtjes së parlamentit nga ministri grek i mbrojtjes javën e kaluar. Marrëveshja aktualisht është për një periudhë 22 vjeçare. Greqia është shumë e interesuar për ngritjen e kësaj qendre të trajnimit ajror sepse nga njëra anë, ajo po rrit marrëdhëniet e saj strategjike me Izraelin dhe nga ana tjetër, pilotët e forcës ajrore greke do të trajnohen në këtë qendër trajnimi. Ministri izraelit i Luftës Benny Gantz kohët e fundit u takua me homologun e tij grek. Gjatë një vizite në kryeqytetin grek, Athinë, Gantz theksoi rritjen e bashkëpunimit izraelito-grek në fushën e sigurisë dhe sfidat rajonale, si dhe rritjen e eksporteve të armëve të Tel Avivit në këtë vend.

Tags