Irani dhe Mali i zi theksojnë ngritjen e bashkëpunimeve ekonomike
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i103770-irani_dhe_mali_i_zi_theksojnë_ngritjen_e_bashkëpunimeve_ekonomike
Kryetari i dhomës tregtare të Malit të Zi dhe ambasadori i akredituar i Republikës Islamike të Iranit në Mal të Zi gjatë një takim të zhvilluar, duke marrë parasysh kapacitetin e të dy vendeve, kanë theksuar zgjerimin e bashkëpunimeve ekonomike dhe tregtare mes Malit të Zi dhe Iranit.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shkurt 04, 2021 10:06 Europe/Tirane
  • Irani dhe Mali i zi theksojnë ngritjen e bashkëpunimeve ekonomike

Kryetari i dhomës tregtare të Malit të Zi dhe ambasadori i akredituar i Republikës Islamike të Iranit në Mal të Zi gjatë një takim të zhvilluar, duke marrë parasysh kapacitetin e të dy vendeve, kanë theksuar zgjerimin e bashkëpunimeve ekonomike dhe tregtare mes Malit të Zi dhe Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Vlastimi Goloboviç dhe Rashid Hasan Pur ditën e mërkurë kanë zhvilluar një takim në Podgoricë ku janë pajtuar se të dy vendet për shumë vite kanë pasur marrëdhënie të mira dhe është e natyrshme që të ekzistojë një atmosferë e mirë për të përmirësuar dhe zgjeruar bashkëpunimet ekonomike mes Podgoricës dhe Teheranit.

Ambasadori i akredituar dhe jo rezident i Iranit në Mal të Zi në këtë takim vuri në dukje kapacitetet e gjera të të dy vendeve për bashkëpunim në fusha të ndryshme ekonomike, tregtare dhe turistike.

Hasan Pur duke thënë është për të ardhur keq që kompanitë iraniane nuk janë në mesin e 100 kompanive të huaja me potencial investues në Mal të Zi, ka thënë: “Pritet që me bashkëpunimin dhe mbështetjen efikase të dhomës tregtare për prezantimin e kompanive iraniane për të hyrë në sistemin ekonomik të Malit të Zi, të merret një hap i madh për përmirësimin dhe zgjerimin e bashkëpunimeve ekonomike mes Iranit dhe Malit të Zi”.

Vlastimir Goloboviç në këtë takim vuri në dukje potencialet ekonomike të të dy vendeve dhe ka thënë: “Ky realitet që vlera e tregtisë së Malit të Zi me Iranin gjatë vitit të kaluar ka qenë mbi 517 mijë euro, është shumë më pak se pritjet dhe kapacitetet e të dy vendeve”.