Teherani dhe Zagrebi zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e turizmit dhe sportit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i107158-teherani_dhe_zagrebi_zgjerojnë_bashkëpunimin_në_fushën_e_turizmit_dhe_sportit
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Zagreb dhe ministrja e turizmit dhe sportit të Kroacisë kanë theksuar zgjerimin e bashkëpunimeve bilaterale të Iranit dhe Kroacisë në fushën e turizmit dhe sportit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 21, 2021 14:12 Europe/Tirane
  • Teherani dhe Zagrebi zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e turizmit dhe sportit

Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Zagreb dhe ministrja e turizmit dhe sportit të Kroacisë kanë theksuar zgjerimin e bashkëpunimeve bilaterale të Iranit dhe Kroacisë në fushën e turizmit dhe sportit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Parviz Ismaili, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Kroaci, dhe Nikolina Bernjac, ministrja për turizëm dhe sport të Kroacisë,  në këtë takim kanë shqyrtuar memorandumet aktuale dhe kanë theksuar nevojën për zbatimin e dhe në rast të nevojës, përditësimin e dokumenteve për bashkëpunim dypalësh. Të dy palët në këtë takim kanë theksuar gjithashtu për t’i kushtuar vëmendje më të madhe potencialeve të shumta historike, kulturore dhe natyrore të të dy vendeve dhe gjithashtu të përbashkëtat kulturore për të forcuar miqësinë e të dy popujve si element themelor për zgjerimin e bashkëpunimit në sektorin e turizmit.

Turizmi profesional në fushat e shëndetësisë, natyrës dhe teknologjisë kanë qenë tema të rëndësishme të diskutimeve gjatë këtij takimi. Të dy palët gjithashtu kanë rënë dakord që së shpejti do të aktivizohet grupi punues i përbashkët në fushën e turizmit mes Iranit dhe Kroacisë.