Greqia: Turqia përdor mercenarë për të destabilizuar vendet e tjera
(last modified Mon, 19 Jul 2021 07:00:50 GMT )
Korrik 19, 2021 09:00 Europe/Tirane
  • Greqia: Turqia përdor mercenarë për të destabilizuar vendet e tjera

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme Greke të Dielën akuzoi Turqinë për destabilizimin e vendeve të tjera duke përdorur forcat dhe mercenarët e saj.

Sipas Klubit të Gazetarëve të Rinj, Alexandros Papaioannou në deklaratë vuri në dukje se Turqia po pushton në mënyrë të paligjshme tokat e vendeve të tjera duke dërguar tek ato toka forca dhe mercenarë të saj dhe duke i çuar zonat drejt paqëndrueshmërisë. Ky zëdhënës i Ministrisë së Jashtme Greke shtoi se Turqia po përpiqet të shtrembërojë realitetin dhe të tregojë një imazh të paqartë në mënyrë që të fshehë shkeljet e saj të vazhdueshme të ligjit ndërkombëtar. Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias gjithashtu kohët e fundit deklaroi se Turqia po ndjek qëllimet e saj të politikës së jashtme duke demonstruar fuqi detare në Mesdhe dhe shtoi se avancimi i diplomacisë duke demonstruar fuqinë detare është një taktikë e së kaluarës.  Dendias vazhdoi duke thënë se Turqia do të përballet me sanksione të BE nëse vazhdon politikat e saj në rajon.  Greqia dhe Turqia kanë dallime të thella në Detin Egje dhe Mesdheun lindor. Vitin e kaluar, tensionet e përshkallëzuara dhe përplasjet detare midis dy vendeve ngritën frikën e luftës midis dy vendeve, anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO). Të dy udhëheqësit kohët e fundit pohuan në periferi të një takimi të nivelit të lartë të NATO-s në Bruksel të Belgjikës, se ata po përpiqeshin të qetësonin tensionet dhe mosmarrëveshjet e gjata. Presidenti turk kohët e fundit tha se Turqia do të vazhdojë shpimet e reja në Mesdheun lindor. Greqia, së bashku me Francën dhe disa vende evropiane, pretendojnë se veprimet e Turqisë janë të paligjshme dhe tensionuese dhe kanë paralajmëruar Ankaranë për pasojat  e veprimeve të tilla. Turqia, megjithatë, ka deklaruar se po siguron vetëm të drejtat e saj në Mesdhe.

Tags