Maqedonia e Veriut raporton katër të vdekur nga COVID-19
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i112578-maqedonia_e_veriut_raporton_katër_të_vdekur_nga_covid_19
Maqedonia e Veriut ditët e fundit po përballet me rritje të numrit të infektimeve nga COVID-19.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 10, 2021 08:02 Europe/Tirane
  • Maqedonia e Veriut raporton katër të vdekur nga COVID-19

Maqedonia e Veriut ditët e fundit po përballet me rritje të numrit të infektimeve nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë shprehet se janë kryer 6.383 testime, ndërsa 398 prej tyre janë konfirmuar pozitivë. Rastet më të shumta pozitive i përkasin Shkupit, i ndjekur nga Tetova dhe Gostivari. Katër persona të infektuar me COVID-19 kanë humbur jetën, tre nga Kumanova dhe një nga Gostivari. Numri i shërimeve mbetet shumë i ulët në krahasim me raste e reja. Listës totale të të shëruarve i janë shtuar edhe 18 pacientë të tjerë në 24 orët e fundit. Autoritete shëndetësore ftojnë qytetarët të vaksinohen pasi sipas tyre kjo është e vetmja mënyrë që bën të mundur shkëputjen e infeksionit.