Mali i Zi ashpërson masat pas rritjeve të rasteve me COVID
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i113254-mali_i_zi_ashpërson_masat_pas_rritjeve_të_rasteve_me_covid
Autoritetet e Malit të Zi kanë ashpërsuar masat në kufi për vendet jashtë rajonit për shkak të rritjes së infektimeve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 24, 2021 03:34 Europe/Tirane
  • Mali i Zi ashpërson masat pas rritjeve të rasteve me COVID

Autoritetet e Malit të Zi kanë ashpërsuar masat në kufi për vendet jashtë rajonit për shkak të rritjes së infektimeve.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se nga data 21 shtator, qytetarët  vendas dhe të huaj do të lejohen të hyjnë në Mal të Zi vetëm nëse: kanë dokument ku vërtetohet se kanë kryer vaksinën kundër COVID-19; kanë një test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë; kanë dokument ku vërtetohet se kanë kaluar COVID-19. Këto masa nuk do të aplikohen për shtetasit nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Bosnja, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.