Maqedonia e Veriut raporton 32 të vdekur nga COVID-19
(last modified Wed, 25 Aug 2021 05:41:28 GMT )
Gusht 25, 2021 07:41 Europe/Tirane
  • Maqedonia e Veriut raporton 32 të vdekur nga COVID-19

Maqedonia e Veriut po përballet me një rritje të vrullshme të agresivitetit të pandemisë së COVID-19.

Autoritetet thonë se 32 persona kanë vdekur dhe mbi 1200 të tjerë janë infektuar me coronavirus në 24 orë. Sipas të dhënave, ky është numri më i lartë i të vdekurve që nga marsi i këtij viti. Kryeqyteti i vendit regjistron 464 raste të reja, e ndjekur nga Tetova 177 dhe Gostivari 112 të infektuar. Prej fillimit të pandemisë 5727 qytetarë kanë vdekur, ndërsa numri i rasteve aktive është afro 12 mijë. Ministria e Shëndetësisë u kërkon qytetarëve t’u drejtohen qendrave përkatëse, që të marrin vaksinën mbrojtëse ndaj COVID-19.

Tags