Rriten shifrat në Maqedoninë e Veriut
(last modified Thu, 02 Sep 2021 05:49:25 GMT )
Shtator 02, 2021 07:49 Europe/Tirane
  • Rriten shifrat në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, ka bërë me dije se në 24 orët e fundit në vend kanë humbur jetën 26 persona si pasojë e Covid-19.

Mësohet se mes viktimave është edhe një 15-vjeçare nga Tetova. Mësohet se gjatë kësaj kohe janë regjistruar 906, nga 6006 teste të kryera. Ndërkohë janë shëruar 343 pacientë duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në 156 660. Rastet aktive me virus janë 14 785, ndërsa numri total i vdekjeve 5 964.

Tags