Shqipëria
Shqipëria arrin fitore historike ndaj Hungarisë
Shqipëria ka arritur një fitore tejet të rëndësishme ndaj Hungarisë në “Pushkash Arena” të Budapestit.
Goli vendimtar u shënua nga Armando Broja 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Sulmuesi 20-vjeçar që luan në Premier League realizoi me mjeshtëri nga një goditje që zuri në befasi mbrojtën dhe portierin e Hungarisë. Shqipëri ka arritur të fitojë dy herë ndaj Hungarisë në ndeshjet në grup me gola të Brojës, ndërkohë që në tre përballjet e mëparshme hungarezët kishin arritur tre fitore. Me këtë rezultat, kuqezinjtë ruajnë vendin e dytë në Grupin I me 15 pikë, ndërsa Anglia kryeson me 19 pikë kurse në vend të tretë është Polonia me 14 pikë. Me këtë fitore, Shqipëria e drejtuar nga italiani Reja ende ëndërron një kualifikim të mundshëm për në botërorin “Katar 2022”. Vetëm pas tre ditësh, kuqezinjtë do të luajnë përballë kundërshtarit direkt, Polonisë në “Air Albania”. Kurse dy ndeshjet e fundit do t’i luajë ndaj Anglisë dhe Andorrës.