Asnjë vdekje dhe 14 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i116804-asnjë_vdekje_dhe_14_raste_të_reja_me_covid_19_në_kosovë
Të premten (5 nëntor) në Kosovë janë regjistruar edhe 14 raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 05, 2021 16:31 Europe/Tirane
  • Asnjë vdekje dhe 14 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Të premten (5 nëntor) në Kosovë janë regjistruar edhe 14 raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Shifra bazohen në 1.619 mostra të testuara. Gjatë 24 orëve të kaluara nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes. Që nga muaji mars i vitit 2020 nga sëmundja kanë vdekur 2.978 persona. Shifra bazohet në të dhënat zyrtare. Nga sëmundja janë shëruar edhe 17 pacientë ndërsa raste aktive janë 440. Të premten Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njoftoi se në spitale dhe klinika në trajtim mjekësor post-COVID janë 41 pacientë, ndërkaq me COVID-19 pozitivë, po trajtohen 16 pacientë. “Prej tyre, 22 pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi dhe 1 pacient po trajtohet në mjekim intensiv mjekësor në gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në njoftim. Vaksinimi kundër koronavirusit në Kosovë ka filluar në mars të këtij viti ndërsa deri të shtunën janë vaksinuar me dozën e dytë mbi 730.000 qytetarë. Gjithsej janë administruar mbi 1.5 milion vaksina.