Kosova regjistron 6 raste të reja me COVID-19
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i117170-kosova_regjistron_6_raste_të_reja_me_covid_19
Në Kosovë ditën e sotme janë regjistruar edhe gjashtë raste të reja me COVID-19. Shifra ka rezultuar pas 1.427 testimeve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 12, 2021 05:20 Europe/Tirane
  • Kosova regjistron 6 raste të reja me COVID-19

Në Kosovë ditën e sotme janë regjistruar edhe gjashtë raste të reja me COVID-19. Shifra ka rezultuar pas 1.427 testimeve.

 Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.  Autoritetet shëndetësore kanë thënë se 21 persona janë shëruar derisa 429 persona janë ende aktivë në koronavirus. Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit.  Prej tyre 2,978 persona kanë vdekur.  Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, prej fillimit të vaksinimit, në muajin mars, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.580.000 doza të vaksinës.  Deri më 11 nëntor 746.000 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.