Kosova regjistron 15 raste pozitive me COVID-19
Nëntor 25, 2021 05:11 Europe/Tirane
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 raste pozitive me COVID-19, pas testimit të 1,440 personave.
Sipas njoftimit të Ministrisë, në këtë periudhë kohore nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19. Bëhet e ditur gjithashtu se në nivel vendi në 24 orët e fundit janë administruar 2,499 doza të vaksinës kundër COVID-19. Deri më tani sipas këtij institucioni, 757,103 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.
Tags