Osmani: “Ballkani i Hapur”, hapësirë për ekspansion të hegjemonisë serbe
Presidentja e vendit Vjosa Osmani në një konferencë me presidentin e Sllovenisë Borut Pahor ka thënë se Serbia nuk ka qëllime të mira me iniciativën e “Ballkanit të Hapur”, duke shtuar që shteti serb po synon që Kosovën ta fusë në këtë iniciativë si provincë të saj.
‘Ballkani i Hapur’ është hapësirë për ekspansion të hegjemonisë serbe. Në këtë moment, Serbia po tenton ta luajë rolin kryesor në këtë iniciativë, nuk ka qëllime të mira në raport me rajonin tonë. Derisa synon që Kosova synon të hyjë në iniciativa të tilla si provincë e saj, gjë që nuk është, sepse realiteti është krejt ndryshe, sepse jemi shtet i pavarur dhe sovran, natyrisht që një iniciativë e tillë nuk u shërben interesave të vendit tonë dhe as të rajonit”, deklaroi Osmani.
E para e vendit ka përmendur disa prej arsyeve të tjera kryesore që Kosova nuk do të bëhet pjesë e kësaj iniciative.
“Ka disa shqetësime të tjera që i kemi, e para është që kjo iniciativë ka shkelur parimin themelor të iniciativave rajonale, që është parimi i gjithëpërfshirës, sepse kur është iniciuar kanë qenë vetëm dy shtete, e dyta është shkelur parimi i trajtimit të barabartë të të gjitha shteteve dhe e treta, kemi shqetësime edhe sa i përket faktit që do të shndërrohet në një paradhomë pritje dhe do t’u jepte arsyetim skeptikëve brenda BE-së që do të na lenin neve të merremi me njëri-tjetrin për një kohë të gjatë në vend që të qartësohet perspektiva jonë evropiane, shqetësime tjera kanë të bëjnë me çështje ekonomike dhe të sigurisë”, tha Osmani.
Presidenti slloven, Borut Pahor, nga Prishtina i ka kërkuar Bashkimit Evropian (BE) që kosovarëve t’u mundësohet lëvizja pa viza në zonën Schengen.
Ai një në konferencë të përbashkët me presidenten, Vjosa Osmani ka shtuar se Sllovenia është mbështetës e dialogut me Serbisë, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, dialogu duhet të vazhdojë, sado që nuk është një proces i lehtë. Pahor deklaroi se dialogu duhet të bëhet një hap më tej tek çështja e personave të zhdukur.
Kur fol për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ai tha se të dy shtetet duhet të bëjën hapa në këtë drejtim, raporton EO.
“BE-ja të bëjë liberalizimin e vizave dhe në dialog të bëhet më shumë për personat e humbur. E kuptojmë se duhet të futen në BE, duhet angazhim dhe t’i tejkalojmë problemet që janë në rrugë. Kjo nuk është e lehtë, dialogu nuk është i thjeshtë duhet të zgjidhjen çështje komplekse dhe kjo mund të arrihet nëse ka vullnet politik”.
“Pas bisedës me Vuiçiqin, thonë se ju nuk keni vullnet e ju thoni se atje nuk ka vullnet por nga përvoja ime them të tejkalohen këto probleme. Duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura dhe të tejkalohen mosmarrëveshjet. Kushti i parë është që të respektohen marrëveshjet ne e kuptojmë e vendimin e Gjykatës Kushtuese për Asociacionin. Si mik i Kosovës dhe Serbisë e shoh dialog që është i vështirë, të gjithë mund të zgjedhjen në fund edhe çështjet ndërkombëtare”.
Pahor: Kosova dhe Serbia t’i besojnë dialogut, t’i respektojnë marrëveshjet
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka kërkuar të tejkalohet gjitha mosmarrëveshjet në dialogun Kosovë-Serbi dhe të vazhdohet tutje për arritjen e marrëveshjes finale.
Ai në një konferencë të përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, tha se Sllovenia do të mbështesë dialogun dhe perspektivën e Kosovës në procesin euro-integrues.
Megjithatë, ai tha se dy palët duhet të respektojnë edhe marrëveshjet e arritura.
“Kushti i parë është t’i besohet dialogut dhe respektohen marrëveshjet”, tha ai.