Protesta në Serbi, qytetarët mbushin rrugët kundër ndotjes së ambientit
(last modified Tue, 30 Nov 2021 09:41:38 GMT )
Nëntor 30, 2021 10:41 Europe/Tirane
  • Protesta në Serbi, qytetarët mbushin rrugët kundër ndotjes së ambientit

Serbia ka kaluar një fundjavë protestash për çështje të lidhura me ambientin që kanë nxitur aktivistët dhe qytetarët e zakonshëm të mbushin rrugët në mbarë vendin.

 “Raporti i Agjencisë Evropiane të Ambientit thotë se vdekjet e lidhura me ndotjen në Serbi janë më të mëdhatë në Evropë, se Beogradi është qyteti më i ndotur në Evropë. Të paktën 15 qytete në Serbi janë më të ndotura se qytetet e ndotura të BE-së së bashku. Qeveria na ka çuar në këtë situatë. 15 mijë persona kanë vdekur për shkak të ndotjes, që do të thotë 50 persona në ditë, më shumë se nga COVID-i. Dhe për këtë nuk thuhet gjë,” – u shpreh aktivisti Bojan Simisiç.Të shtunën protestuesit bllokuan rrugët dhe urat në shenjë proteste ndaj ligjit që favorizon investitorët e huaj, sidomos kompaninë ‘Rio Tinto’, që po përpiqet të zhvillojë një projekt litiumi në vend. Përplasjet me policinë ishin të shumta. Nga ana e saj, kompania deklaroi se projekti do të jetë në përputhje me standardet më të larta të ambientit.

Tags