Gërvalla për Newsweek: BE po e humbë kredibilitetin në Ballkan
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i118768-gërvalla_për_newsweek_be_po_e_humbë_kredibilitetin_në_ballkan
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në një intervistë dhënë për gazetën anglo-amerikane “Newsweek”, ka bërë thirrje ndaj Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe aleatët e tij evropian, që të veprojnë për të parandaluar Ballkanin Perëndimot të mos rrëshqas në konflikt etnik.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 09, 2021 11:52 Europe/Tirane
  • Gërvalla për Newsweek: BE po e humbë kredibilitetin në Ballkan

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në një intervistë dhënë për gazetën anglo-amerikane “Newsweek”, ka bërë thirrje ndaj Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe aleatët e tij evropian, që të veprojnë për të parandaluar Ballkanin Perëndimot të mos rrëshqas në konflikt etnik.

Gërvalla për “Newsweek”, ka akuzuar Bashkimin Evropian për humbje të autoritetit dhe kredibilitetit si union në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Siç shkruan kjo gazetë “Gërvalla thotë se Rusia dhe aleatët e saj rajonal – në veçanti Serbia dhe Bosnja e Hercegovina – po e shfrytëzojnë hezitimin e BE-së dhe po mëveshin të njëjtat ndarje etnike që ngrenë Ballkanin në luftat brutale të viteve 1990”.

Një rrëshqitje e tillë, sipas ministres, u hap mundësinë për ndikim më të madh rus dhe kinez, “mu në zemër të Evropës”.

“Duke i injoruar gjerësisht rreziqet në rritje , BE ka humbur – dhe dita ditës po e humb më shumë – kredibilitetin dhe autoritetin në Ballkan”, konsideron Gërvalla.

Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio fotografuar me Ministren e Jashtme të Kosovës Donika Gervalla-Schwarz gjatë mbërritjes së tij në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës në Kosovë, më 22 qershor 2021.

“Në njërën anë, ata kanë çfare e quajnë metodologji të BE-së në hapjen ose mos-hapjen e bisedimeve për anëtarësim me vendet e Ballkanit. Por në anën tjetër, BE nuk është mjfatueshëm serioze në parandalimin e konflikteve, dhe ka humbur autoritet të konsiderueshëm duke mënjanuar në mënyrë të rreptë që të adresojë  ngacmuesin agresiv të Ballkanit”, përgjigjet Gërvalla për Newsweek, shkruan Albanian Post.

Gërvalla drejtohet nga, siç e quan ajo “miqtë e vërtetë dhe të mbështetshëm të Shtëpisë së Bardhë”.

“Ata e kanë njohur Kosovën që nga 1990-tat dhe kanë qenë shumë mbështetës përgjatë tërë rrugëtimit tonë të vështirë drejt lirisë dhe pavarësisë”.

Gërvalla mohon se Shtëpia e Bardhë në ndonjë mënyrë “po e qetëson” Kryeministrin Kurti.

Ushtarët e NATO-s të SHBA-së patrullojnë pranë njësisë speciale të policisë së Kosovës pranë kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinje më 2 tetor 2021 ndërsa serbët largojnë kamionët dhe makinat që dikur bllokonin kufirin me Kosovën.

“Na mbetet neve që të bindim miqt dhe aleatët tanë për hapat që po i marrim në disa fusha”. Por nuk ka dyshime, dhe nuk duhet të ketë asnjë, ShBA është fuqishëm në anën tonë”, thotë Donika Gërvalla.

Gërvalla konsideron se Serbia ka ashpërsuar gjuhën ndaj vendeve të rajonin dhe se “po kërcënojnë me luftëra”.

Ajo thotë se nuk është vetëm Serbia, por mbrapa saj qëndron edhe Rusia, dhe komenton fakti se si ambsadori rus në Beograd Kharchenko vizitoi forcat ushtarake serbe në kufirin e Rashkës në vazhdën e tensioneve kufitare në Jarinje.

“Njerëzit tanë mund të flenë qetë falë prezencës së KFOR-it”, ka thënë shefja e diplomacisë kosovare.

“Sepse ndryshe nuk do të ndjeheshim të qetë në këtë moment: kur ushtritë dhe trupat po bëhen më të fuqishëm dhe më prevalentë, kur mbështetja ruse përmes Serbisë po bëhet edhe më prevalente”, është shprehur Gërvalla.