Pendarovski: Ballkani i Hapur nuk mund të ketë sukses me 3 shtete
(last modified Thu, 16 Dec 2021 08:31:22 GMT )
Dhjetor 16, 2021 09:31 Europe/Tirane
  • Pendarovski: Ballkani i Hapur nuk mund të ketë sukses me 3 shtete

Ballkani i Hapur nuk mund të ketë sukses nëse nuk përfshin të gjitha vendet e rajonit, tha presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

 Ai tha nisma duhet të ketë 6 shtete dhe jo vetëm 3, ndërsa shtoi se ky projekt nuk mund të zëvendësojë Procesin e Berlinit.  Deklarata e Pendarovskit u bë sot në Prishtinë gjatë konferencës së përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. “Ballkani i Hapur mund të jetë vetëm një nga mjetet për përmirësim të bashkëpunimit tregtar ekonomik dhe tregtar dhe jo politik dhe Ballkanin i hapur mund të trajtohet kështu dhe mund të jetë vetëm pjesë e procesit të Berlinit”, tha Pendarovski.  Në anën tjetër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se “Open Ballkan” është një iniciativë nuk është ndërtuar në përputhje me parimet themelore të bashkëpunimi ndër fqinjësor.  Ajo tha se Kosova ka rezerva sa i përket aspekteve politike, qëllimeve të kësaj iniciative.  “Kjo iniciativë e nisur në Novi Sad e që ka ndryshuara emrin disa herë. Nuk është ndërtuar në përputhje me parimet themelore të bashkëpunimit ndër fqinjësor që kanë të bëjnë me gjithë përfshirjen e shteteve”, tha Osmani.  

Tags