Berisha: ‘Open Balkan’ kërkon të vendosë hegjemoninë serbo-ruse në rajon
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i119410-berisha_open_balkan’_kërkon_të_vendosë_hegjemoninë_serbo_ruse_në_rajon
Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e mbajtur para protestuesve të mbledhur para kryeministrisë tha se kjo protestë është kundër projektit Open Balkan, që sipas tij kërkon të kthejë hegjemoninë serbe në Ballkan.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 21, 2021 04:21 Europe/Tirane
  • Berisha: ‘Open Balkan’ kërkon të vendosë hegjemoninë serbo-ruse në rajon

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e mbajtur para protestuesve të mbledhur para kryeministrisë tha se kjo protestë është kundër projektit Open Balkan, që sipas tij kërkon të kthejë hegjemoninë serbe në Ballkan.

“Ngrihemi në mbrojtje të interesave të kombit shqiptar, jemi mbledhur të protestojmë kundër projektit fantazmë të aleancës Beograd-Tiranë-Shkup. Dua të garantoj shqiptarët se kjo nuk është një protestë kundër bashkëpunimit rajonal. Kjo është një protestë kundër një projekti që është refuzuar nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova. Një projekt që nuk synon gjë tjetër veçse vendosjen e hegjemonisë serbe në rajon”, tha Berisha. Sipas ish-kryeministrit Berisha, me Open Balkan Vuçiç dhe Rama kanë rrethuar Kosovën dhe kërkojnë të asgjësojnë pavarësinë e saj“Një përpjekje aventuriere për të asgjësuar nismën e Berlinit dhe integrimit në BE. I them Vuçiç se nuk do jesh kurrë i mirëpritur në Tiranë, sepse lordi yt është Moska, prapa nismë tënde qëndron përpjekja për ta shndërruar këtë zonë në zonë influencë të Putinit”, tha Berisha. Ai tha se kjo nismë do të hidhet poshtë sapo demokratët të vijnë në pushtet.