Rritja e eksporteve, AIDA fton biznesin të bëhet pjesë e EEN
(last modified Fri, 07 Jan 2022 06:26:12 GMT )
Janar 07, 2022 07:26 Europe/Tirane
  • Rritja e eksporteve, AIDA fton biznesin të bëhet pjesë e EEN

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve në cilësinë e institucionit koordinues të projektit Enterprise Europe Network – Albania, fton të gjitha sipërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) me fokus eksportin dhe që kërkojnë të gjejnë një partner ndërkombëtar biznesi, të bëhen pjesë e databazës së projektit EEN.

Enterprise Europe Netëork është rrjeti më i madh në botë që ofron shërbime pa pagesë për mbështetjen e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) për të qenë pjesë e tregut evropian e më gjerë. Rrjeti në Shqipëri ofron këshillim dhe mbështetje, partneritete ndërkombëtare dhe pjesëmarrje në aktivitete. Eksportet kanë shënuar një ecuri pozitive për 11 muajt e vitit 2021, duke reflektuar rritjen e fortë të dy grupeve “materiale ndërtimi e metale” dhe “minerale, lëndë djegëse e energji”, të favorizuara nga situata ndërkombëtare e rritjes së kërkesës dhe çmimeve. Të gjitha grupet e kanë tejkaluar nivelin e parakrizës, me përjashtim të tekstileve dhe këpucëve që vijojnë të vuajnë pasojat e pandemisë. INSTAT raportoi se për 11 mujorin 2021, eksportet arritën në gati 337 miliardë lekë, me një rritje prej 35.4 % në raport me janar-nëntor 2020. Ndërsa në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s, rritja është rreth 21 %.

Tags