Raisi: Irani është i vendosur të zhvillojë marrëdhëniet me Serbinë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i122762-raisi_irani_është_i_vendosur_të_zhvillojë_marrëdhëniet_me_serbinë
Presidentët e Iranit dhe Serbisë në një bisedë telefonike të shtunën, duke iu referuar kapaciteteve të ndryshme të zhvillimit të bashkëpunimit Teheran-Beograd, theksuan përdorimin e kapaciteteve ekzistuese për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, veçanërisht në fushën ekonomike dhe tregtare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 20, 2022 04:25 Europe/Tirane
  • Raisi: Irani është i vendosur të zhvillojë marrëdhëniet me Serbinë

Presidentët e Iranit dhe Serbisë në një bisedë telefonike të shtunën, duke iu referuar kapaciteteve të ndryshme të zhvillimit të bashkëpunimit Teheran-Beograd, theksuan përdorimin e kapaciteteve ekzistuese për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, veçanërisht në fushën ekonomike dhe tregtare.

Sipas Qendrës Informative Presidenciale, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ibrahim Raisi, në përgjigje të një telefonate të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi: Republika Islamike e Iranit është e vendosur të zhvillojë dhe forcojë më tej marrëdhëniet politike, tregtare dhe ekonomike me Serbinë në interes të të dy kombeve. Duke vënë në dukje se ekzistojnë mundësi dhe kapacitete të ndryshme për të zhvilluar nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve, Raisi shtoi se zhvillimi i bashkëpunimit të përbashkët, veçanërisht në fushën ekonomike dhe tregtare, ka përfitime reciproke për të dy vendet që duhet të identifikohen dhe aktivizohen. Presidenti i Serbisë po ashtu në këtë telefonatë theksoi se dy vendet kanë fusha të gjera për zhvillimin e nivelit të marrëdhënieve: Beogradi kërkon të përmirësojë nivelin e marrëdhënieve tregtare dhe të biznesit dhe të vendosë marrëdhënie të forta politike dhe strategjike me Teheranin. "Republika Islamike e Iranit ka pasur gjithmonë qëndrime të pavarura dhe mbi këtë bazë ne mund të punojmë ngushtë së bashku për çështjet ndërkombëtare," shtoi Alexander Vuçiç. “Irani dhe Serbia kanë potencial të mirë për të rritur bashkëpunimin në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë bujqësinë, industrinë, miniera, ndërtim, energji, petrokiminë, turizmin dhe kulturën.